“Basha në rrezik”, Sandër Lleshaj e mohoi takimin me bodigardin e kreut të PD, ish-kreu i SHISH: Nëse ka ndodhur, ministri s'ka parë ëndërr

Publikuar tek: politike, më 21:21 17-06-2019 “Basha në rrezik”, Sandër Lleshaj e mohoi takimin me bodigardin e kreut të PD, ish-kreu i SHISH: Nëse ka ndodhur, ministri s'ka parë ëndërr

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e mohoi kategorikisht që të jetë takuar me truprojën e Bashës, njëherësh pjesëtar i Gardës së Republikës, si dhe faktin që ka pasur informacione se kreut të PD i rrezikohet siguria.

“Unë nuk e di çfarë kam ndodhur fare. Kam dëgjuar vetëm komunikatën e PD, që lexoi ai ato që desh. Problemi është se unë nuk besoj që ministri ka parë ëndërr. Edhe nëse ministri e ka bërë atë punë, nuk e ka parë në ëndërr atë punë, ta zëmë. Jam i sigurtë që e ka biseduar me komandantin e Gardës”, u shpreh Lleshaj për A2Cnn.

Sakaq, ish kreu i SHISH, Fatos Klosi thotë se edhe nëse diçka e tillë ka ndodhur vërtet, ai beson se Lleshaj duhet të jetë konsultuar paraprakisht me kreun e Gardës. “Edhe nëse e ka bërë, jam i sigurt se nuk ka parë ëndërr”, u shpreh Klosi duke shtuar se thirrja e bodigardit të një politikani për t'i komunikuar informacione ka ndodhur edhe më parë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12410688400269
array(1) { ["section"]=> string(140) "basha-ne-rrezik-sander-lleshaj-e-mohoi-takimin-me-bodigardin-e-kreut-te-pd-ish-kreu-i-shish-nese-ka-ndodhur-ministri-s-ka-pare-enderr-168621" }