Basha në Rrogozhinë, premtim për fermerët: Zotohem para jush, 100 milion lekë subvensionim

Publikuar tek: politike, më 11:13 07-04-2019 Basha në Rrogozhinë, premtim për fermerët: Zotohem para jush, 100 milion lekë subvensionim

Kreu i PD, Lulzim Basha ishte sot në Rrogozhinë, ku zhvilloi një takim me qytetarët. Gjatë fjalës së tij, Basha u ndal tek protesta e fermerëve në këtë zonë, ndërsa u premtoi 100 milion lekë subvensionim në qeverisjen e tij, ndërsa theksoi se do të anulojnë VKM aktuale.

"Subvensionim 100 mln euro në vit do të bëjë të mundur që djersa e fermerit të Rrogozhinës dhe çdo fermeri shqiptar jo thjeshtë të mbijetojnë por edhe mirqënien. Me 100 mln euro në vit fermerët shqiptarë do të jenë më të privilegjuar, zotohem para jush", tha Basha.

Po ashtu kryedemokrati i bërri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 13 prillit në Tiranë.

Pjesë nga fjala e Bashës zbardhur nga Newsbomb.al.

Do t'i japim fund ndryshimit të TVSH për prodhhimet bujqësore. Duke e kthyer atë nga 20 në 6% Edi Rama ka goditur drejpërdrejtë fermerët. U ka lënë vetëm tre rrugë: ose të përfundojnë në treg me çmim 14% më të rritur ose grubmbulluesi ta shesë me 14% më pak në treg, ose fermeri t'ja tregtojnë grumbulluesit me 14% më pak.

Me një të rënë të lapsit u ka hequr 14% fitimin për çdo produkt. Pastaj kur pa protestën e blegtorëve ka shpallur se gjoja do të subvenciojë me 10 lekë litrin e qumështit. Koha e besimit te fjalët e Edi Ramës ka marë fund prej kohësh këtu nga Rrogozhina dua tu drejtohem fermerëve të të gjithë Shqipërisë se do të anullojmë këtë VKM, por edhe do të mundësojmë subvencione direket për çdo fermer. Subvensionim 100 mln euro në vit do të bëjë të mundur që djersa e fermerit të Rrogozhinës dhe çdo fermeri shqiptar jo thjeshtë të mbijetojnë por edhe mirqënien. Me 100 mln euro në vit fermerët shqiptarë do të jenë më të privilegjuar, zotohem para jush. Vende pune me paga dinjitoze. Shqipëria dhe Rrogozhina nuk janë të varfëra ato janë të vjedhura nga bandat e Edi Ramës. Ju jap fjalën se dita e ndryshimit të madh nuk do të jetë thjeshtë dita e largimit të Edi Ramës.

Pasuritë e vëna mbi gjakun dhe djerës tuaj do të konfiskohen. Kontratat do të anulohen, duke nisur nga ato të Arben Ahmetajt. Do t'i anullojmë, do t'ua kthejmë këto para qytetarëve shqiptarë. Beteja jonë nuk është vetëm për të larguar Edi Ramën, por për të varrosur njëherë e mirë fenomenin e Edi Ramës, pushtetarit të lidhur me krimin që dhunon të drejtat tuaja. Ky model do të marrë fund, kjo lëvizje do 'ti japë fund këtij modeli. Për këtë arsye beteja jonë është një betejë shumë më e thellë që do të bëjë të mundur ndryshimin e sistemit. Drejtësia që do të çojë në burg politikanët e lidhur me krimin. Ju do të jeni ata që do të pëcaktoni kandidatët e PD, dhe deputetët e ardhshëm të Shqipërisë. Dua t'ju shpreh mirënjohjen më të thellë sepse keni 5 muaj që tregoni kurajo qytetare dhe europiane duke u ngritur cdo javë në protestë kundër padrejtësisë. Ju ka parë e gjithë Shqipëria, jeni një shembull frymëzimi, keni krijuar shpresën për ndryshim. PD do të vazhdojë të jetë në krahun tuaj. Unë vij sot këtu si kryetar i opozitës, por edhe si përfaqëuse i mazhorancës së re të popullit shqiptar të vendosur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028619050979614
array(1) { ["section"]=> string(94) "basha-ne-rrogozhine-premtim-per-fermeret-zotohem-para-jush-100-milion-leke-subvensionim-159486" }