Basha në Vaun e Dejës: Rama rrit taksat për njerëzit e zakonshëm, por ua heq hoteleve me 5 yje

Publikuar tek: politike, më 14:42 20-01-2018 Basha në Vaun e Dejës: Rama rrit taksat për njerëzit e zakonshëm, por ua heq hoteleve me 5 yje

Lulzim Basha, ditën e sotme vizitoi banorët e Vaut të Dejës, ku foli për problemet kryesore të asaj zone.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, bëri përgjegjëse qeverinë për varfërinë dhe humbjen e shpresës tek shumica e shqiptarëve, të cilët nuk kanë më mundësi për të paguar faturat e shtrenjta dhe taksat e rritura.

“Çfarë është kjo gjendje, çfarë është ky vend ku nga çiftet e reja e deri tek pensionistët, i ka kapluar i njejti mjerim ekonomik?! Problemi vjen nga ata që kemi në krye, nga një aleancë hajdutësh dhe kriminelësh, që mendojnë vetëm për veten e tyre. Shqiptarët bëjnë përpara në Europë, sepse në asnjë vend të Europës nuk ka një kryeministër sharlatan dhe të lidhur me kriminelët siç është Edi Rama dhe banda e tij në pushtet,”- tha kryetari i Partisë Demokratike. 

Në Vaun e Dejës, zonën që furnizon me energji Shqipërinë, Basha vizitoi shtëpinë e të moshuarit Jak Vjerdha, që prej disa ditësh jeton në errësirë me bashkëshorten, sepse nuk ka para për faturën e dritave.  Ata treguan se pjesa me e madhe e pensionit të të dyve, 13 mijë lekë, shkon për ilaçe.  

Kreu i opozitës vuri në dukje se protesta e 27 janarit është për të thënë me zë të fortë se shqiptarët nuk pranojnë një qeveri, që nuk e ka fatin të lidhur me fatin e tyre.  


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010331869125366
array(1) { ["section"]=> string(99) "basha-ne-vaun-e-dejes-rama-rrit-taksat-per-njerezit-e-zakonshem-por-ua-heq-hoteleve-me-5-yje-107279" }