Basha në Velipojë, jep premtimin e madh: Qeveria e PD do të heqë taksën e rrugës së Kombit

Publikuar tek: politike, më 11:21 03-07-2020 Basha në Velipojë, jep premtimin e madh: Qeveria e PD do të heqë taksën e rrugës së Kombit Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha, ditën e sotme ka vizituar Velipojën, ku ka premtuar heqjen e taksës së rrugës së Kombit kur PD të vijë në pushtet.

Gjithashtu Basha ka premtuar edhe heqjen e taksës që është vendosur mbi karburantin, duke u shprehur se duke e ndihmuar biznesin e vogël do i japin oksigjen ekonomisë shqiptare.

Kryedemokrati Basha u shpreh se biznesi i vogël do të paguajë vetëm një taksë 0.5% të xhiros që do t'i shkojë buxhetit vendor.

"Sot do të kem një takim me kryeministrin e Kosovës, një nga çështjet që do t'i parashtroj është që të heqim çdo pengesë dhe qytetarët e Kosovës ta kanë sa më të lehtë për të ardhur në plazhet e Shqipërisë. Taksa e Rrugës së Kombit dhe çmimi i naftës që është më i lartë se në Kosovë janë dy pengesa. Këto janë çështje që sot nuk zgjidhen dot, por nesër në qeverisjen tonë do të zgjidhen. 240 lekë taksa që është vendosur mbi karburantin do të hiqet dhe taksa e Rrugës së Kombit do të hiqet. 

Nga 140 mln lekë të vjetra do jenë biznes i vogël. Biznesi i vogël do të ketë vetëm një taksë, 0.5% të xhiros do të jetë taksa për biznesin e vogël që do ti shkojë buxhetit vendor. Duke ndihmuar sipërmarrjen e vogël ne i kemi dhënë oksigjen pjesës më të madhe të ekonomisë", tha Kreu i PD, Luzlim Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0104660987854
array(1) { ["section"]=> string(95) "basha-ne-velipoje-jep-premtimin-e-madh-qeveria-e-pd-do-te-heqe-taksen-e-rruges-se-kombit-212676" }