Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me kryetarin e PAA-së Agron Duka, ku kanë nënshkryuar edhe marrëveshjen për zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas kësaj marrëveshje, PAA do të ketë kandidatë të saj në listat e PD në 12 qarqe, ndërsa mësohet se kandidati i Partisë Agrare në Durrës, që pritet të jetë vetë Agron Duka, do të jetë pjesë e listës fituese.
Sipas burimeve, Bash aka takuar edhe aletaë të tjerë të Partisë Demokratike, të cilët duket se do të kenë kandidatët e tyre në listat e demokratëve në zgjedhjet e 25 prillit.
Në një prononcim për Abc News, Duka tha se pretendimet e PR-së ishin më të mëdha, por shtoi se rëndësi ka fitorja e opozitës.
“Nuk ka kohë për të humbur. Kemi arritur një marrëveshje që në thelb ka interesin e opozitës për të qenë fituese në zgjedhjet e 25 prillit. Sigurisht që në kushte të tjera pretendimet dhe kërkesat e forcës që unë drejtoj do të ishin më të mëdha.
Por ajo që ka më shumë vlerë tani është që cdo emër të përfaqësojë një zë opozitar për të sjellë një rezultat fitues. Kandidati i PAA në Durrës do të jetë pjesë e listës fituese, ndërsa kandidatët tanë do të jenë pjesë e listave të Partisë Demokratike në 12 qarqe të vendit” deklaroi ai.