Basha: Nëse ka një shans sado të vogël të hapen negociatat, është meritë e opozitës

Publikuar tek: barometri, më 10:45 08-06-2018 Basha: Nëse ka një shans sado të vogël të hapen negociatat, është meritë e opozitës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzave se po tenton të bllokojë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, i përgjigjet duke thënë se opozita ka denoncuar në Europë problemet e Shqipërisë, por në të njëjtën kohë ka këruar edhe çeljen e negociatave.

Basha u shpreh në një intervistë në emisionin “Opinion” se Europa nuk pranon gënjeshtrat e Edi Ramës, por është më mirë kur pranon gabimet dhe kërkon ndihmë e premton t’i rregullosh.

“Nëse ka një shans sado të vogël për hapjen e negociatave, është për meritë të opozitës”, u shpreh kreu i PD-së, Basha.

Deklarata:

Ne po kërkojmë në mënyrë të pandërprerë hapjen e negociatave. Është e dokumentuar katërcipërisht qëndrimi ynë. Kudo që shkojmë, pavarësisht që bëjmë denoncimin për mbrojtjen e Saimir Tahirit, Xhafajt, sabotimin e reformës, ne kërkojmë hapjen e negociatave.

Ky është qëndrimi ynë. Qëndrimi hipokrit dhe hileqar është ai i Edi Ramës, që iu thotë po nuk hapët negociatat, terrorizmi, kjo-ajo, Rusia. Përqasja jonë ka qenë më bindëse për Europianët, sepse siç e the ata nuk pranojnë gënjeshtra.

Ne u kemi thënë troç, i kemi këto probleme por ne jemi të angazhuar t’i luftojmë këto probleme dhe për këtë kërkojmë ndihmën tuaj.

Nëse ka një shans sado të vogël për hapjen e negociatave është pikërisht për meritë të opozitës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072839260101318
array(1) { ["section"]=> string(88) "basha-nese-ka-nje-shans-sado-te-vogel-te-hapen-negociatat-eshte-merite-e-opozites-123670" }