Basha: Nëse merret statusi në qershor, skenar për zgjedhje të parakohshme

Publikuar tek: politike, më 22:47 24-04-2018 Basha: Nëse merret statusi në qershor, skenar për zgjedhje të parakohshme

Gazetarja Anila Basha e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë nëse Shqipëria merr statusin në qershor, nuk përjashtohet skenari i zgjedhjeve të parakohshme.

Pjesë nga debati:

Basha: Nëse merr në qershor një sinjal pozitiv nga BE, duhet të kuptojmë që nga shtatori-tetori, do të ketë zhvillime të reja politike në Shqipëri. Nuk e shikoj kot deklaratën e Edi Ramës që u thotë deputetëve të vet, shiko se zgjedhjet mund të jenë nesër. Mendoj për skenarin e zgjedhjeve të parakohshme.

U intereson të gjitha palëve. E para, Rama pastron partinë duke hequr ata për të cilët është akuzuar. Mendoj se edhe në Partinë Demokratike pas zhvillimeve të së dielës, mendoj se Basha do të fitojë disa deputetë më shumë pas gjithë atyre që kanë ndodhur.

Pas qershorit do të kemi lëvizje të reja politike, duke përfshirë edhe vettingun në polici. Janë procese për pastrimin e policisë sipas të cilëve kanë indicie nga Shërbimi Informativ Kombëtar.

Është një proces që nuk do të ketë kthim pas.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065751075744629
array(1) { ["section"]=> string(79) "basha-nese-merret-statusi-ne-qershor-skenar-per-zgjedhje-te-parakoheshme-118190" }