Basha nesër në PROKURORI, Balla e paralajmëron: Miratojmë nesër në Parlament ligjin për skandalin ku je përfshirë (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 22:00 16-06-2019 Basha nesër në PROKURORI, Balla e paralajmëron: Miratojmë nesër në Parlament ligjin për skandalin ku je përfshirë (E PLOTË)

Parlamenti do të mblidhet nesër për miratimin e paketës ligjore për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Lajmin e bën me dije kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili njëkohësisht paralajmëron kryedemokratin Lulzim Basha për çështjen e lobimit në SHBA, apo siç e quan ai: “skandalin e transaksioneve të paligjshme të parave përmes kompanive guaskë dhe oligarkëve rusë”.

“Një skandal i rëndë që kërkon legjislacion të fortë”, shkruan më tej Balla. Kujtojmë se dita e nesëme pritet të jetë e ngarkuar politikisht, pasi gazetari gjerman Peter Tiede, ka paralajmëruar publikimin e përgjimeve të tjera në gazetën “Bild”.

Basha është thirrur i pandehur ditën e nesërme në prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar rreth çështjes së lobimit të PD-së në SHBA. Së bashku me kreun e PD-së janë thirrur edhe Arben Ristani dhe drejtori i financës në PD, Ilir Dervishi.

szdfsdfsdfsdfsdf.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025113105773926
array(1) { ["section"]=> string(126) "basha-neser-ne-prokurori-balla-e-paralajmeron-miratojme-neser-ne-parlament-ligjin-per-skandalin-ku-je-perfshire-e-plote-168478" }