Basha: Nesër protesta për naftën, çmimi i lartë për shkak të taksave

Publikuar tek: aktualitet, më 13:48 25-01-2015 Basha: Nesër protesta për naftën, çmimi i lartë për shkak të taksave Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komunikoi sot nëpërmjet një deklarate për mediet se nëpërmjet protestës së ditës së hënë për çmimin e naftës, me fikjen e 5 minutave të makinave, do të nisin protestat masive të opozitës. Sipas Bashkës, kur në botë ulet çmimi i naftës, në Shqipëri vetëm rritet, për shkak të taksave të qeverisë. Basha thekson se mbi 60% e çmimit për një litër naftë, shkon në xhepin e qeverisë.

“Do t’i dërgojmë një mesazh të qartë qeverisë së pushteti është një e mirë publike, se ky vend ka nevojë për një qeveri të dijshme që përkujdeset për fatet e qytetarëve, jo për një qeveri që zhvat paratë dhe shton ankthin e tyre. Nesër do të ndalojmë makinat për 5 minuta kudo ku jemi. Përmes protestës do t’i tregojmë qeverisë se nuk mund të luajë me fatet e njerëzve. Vetëm në Shqipëri shqiptarët nuk përfitojnë nga uljet e karburantit në tregun ndërkombëtar. Protesta e nesërme është vetëm hapja e një pranvere protestash të pandalshme masive”, deklaroi Basha, I cili shtoi se qeveria ka rritur 2 herë në dy vitet e fundit çmimin e qeverisë.

Aktualisht në Shqipëri çmimi i naftës është 165 lek për litër, më shtrenjtë krahasuar me rajonin. Kryeministri Edi Rama nëpërmjet postimeve në ‘’Facebook” ka komunikuar me lexuesit se nafta në kohën e qeverisjes së tij është ulur 20%, ndërkohë që lexuesit kanë kundërshtuar nëpërmjet komenteve çmimin ende të lartë të karburantit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Nuk besoj se kryeministri do mbajë fjalën që më dha"
Kongresi i Lushnjes, “Qytetar Nderi” për Rexhep Qosjen dhe Sir Eden »
Article Logic
Execution time: 0.013313055038452
array(1) { ["section"]=> string(71) "basha-neser-protesta-per-naften-cmimi-i-larte-per-shkak-te-taksave-1436" }