Basha nga Astiri: Laku po shtrëngohet në qafën e Ramës, koha për të dhënë llogari po afron (TREGON KUR NISIN PROTESTAT)

Publikuar tek: politike, më 20:11 16-08-2019 Basha nga Astiri: Laku po shtrëngohet në qafën e Ramës, koha për të dhënë llogari po afron (TREGON KUR NISIN PROTESTAT) Basha nga Astiri

Kreu i PD Lulzim Basha u shpreh nga Astiri ku firmosi kontratën e besimit me qytetarët atje, se projekti i Unazës nuk ka për qëllim zhvillimin e zonës por vjedhjen e miliona eurove.

'Skandali dhe afera e Unazës së Re nuk vjen se këtu duan të sjellin ndryshimin, ky është një projekt vjedhjeje. Ndërsa projekti i devijimit të lumit bëhet për të pastuar 60 milion eurot e Edmond Begos, mikut të Taulant Ballës. Për këtë projekt do të prishen edhe aty qindra shtëpi për të ndërtuar kulla', tha Basha.

Kryedemokrati theksoi se këto afera i lidh emri i Edi Ramës, ndaj sipas tij laku në qafën e kryeministrit po shtrëngohet dhe koha finale që ai të japë llogari para popullit po afron. Sakaq, Basha zbuloi se protestat popullore të opozitës do të rinisin në shtator dhe se firmosja e kontratës sot ishte haqi i parë i aksionit opozitar.

'Të gjitha këto afera i lidh një emrë. Këto afera ndodhin sepse në krye të vendit ndodhet një kriminel që ka kapur të gjitha pushtetet që ti vjedhë dhe ti grabisë shqiptarët, të sundojë vendin pa asnjë konjtroll dhe asnjë shans për të dhënë llogari përpara drejtësisë.

Laku po ngushtohet dhe po shtrëngohet në qafën e despotit të hajdutit psiqik Edi Rama. Koha për të dhënë llogari finale para popullit po afron. Para nisjes së priotestave popullore në shtator dua tju thëm se aksioni ynë nis nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje', përfundoi Lulzim Basha

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071749687194824
array(1) { ["section"]=> string(122) "basha-nga-astiri-laku-po-shtrengohet-ne-qafen-e-rames-koha-per-te-dhene-llogari-po-afron-tregon-kur-nisin-protestat-175544" }