Basha nga Budapesti mesazh për 73-vjetorin e kryengritjes së Kelmendit: Prijësi legjendar u ngrit në këmbë për lirinë

Publikuar tek: politike, më 14:22 15-02-2018 Basha nga Budapesti mesazh për 73-vjetorin e kryengritjes së Kelmendit: Prijësi legjendar u ngrit në këmbë për lirinë

Kreu i PD Lulzim Basha, ditën e sotme ndodhet në Budapest në një vizitë dy-ditore me ftesë të kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban.

Prej andej Basha ka bërë një postim në rrjetin social për 73-vjetorin e kryengritjes së Kelmendit.

Në mesahzin e tij, kryedemokrati kujton Prek Calin, prijësin legjendar që siç shkruan ai, u ngrit në këmbë për të mbrojtur lirinë.

MESAZHI I PLOTË I BASHËS:

73 vjet më parë malësorët e Kelmendit i dolën përballë të keqes së madhe që po i avitej vendit dhe kombit, regjimit gjakatar, me kryengritjen e parë anti-komuniste në Europë. Prijësi legjendar, Prek Cali u ngrit në këmbë për të mbrojtur lirinë, ashtu sic pati qëndruar për të mbrojtur trojet shqiptare të Kelmendit që falë tij i kemi dhe sot.

Për të gjithë qytetarët e lirë, për ne demokratët, kryengritja antikomuniste e Kelmendit është një burim frymëzimi, një shembull i kurajos e sakrificës për vlerat dhe orientimin europian.

Pasardhësit e komunistëve dëshmuan me shembjen që i bënë mureve të kullës së Prek Calit në Vermosh se ata nuk janë të qetë me heronjtë e vërtetë as sot, pas 73 vitesh. Sepse heronjtë e kësaj bande qeverisëse janë kriminelët dhe trafikantët me të cilët ndajnë milionat e krimit.

Ne demokratët dhe të gjithë qytetarët e lirë dhe të ndershëm, do ti kujtojmë përherë me nderim Prek Calin dhe kelmendasit e tjerë patriotë, si kalorës të lirisë, të atdheut, si mbrojtës të vlerave për të cilat qëndrojmë dhe që i kemi në themel të misionit tonë politik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010903120040894
array(1) { ["section"]=> string(123) "basha-nga-budapesti-mesazh-per-73-vjetorin-e-kryengritjes-se-kelmendit-prijesi-legjendar-u-ngrit-ne-kembe-per-lirine-110343" }