Kryedemokrati Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim me fermerët e Devollit në kuadër të nismës ‘Rrugëtimin për Shqipërinë’.
Ai ka deklaruar se sot e gjithë Shqipëria ka një qeveri që ka mbyllur sytë përpara halleve të shqiptarëve.
Sipas Bashës, është kryeministri Edi Rama që e ka renditur Shqipërinë në vendin e tretë më të korruptuar të botës.
Më tej lideri i opozitë ka shtuar se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet në një ditë parlamentare me kushtetuese ku qytetarët e Devollit mund të zgjedhin me të drejtën e votës.
‘Sot e gjithë Shqipëria ka një qeveri që ka mbyllur sytë përpara halleve të shqiptarëve. Të gjitha aksionet tuaja i devijon dhe i bën rrush e kumbulla. Të gjithë këto faktorë e kanë renditur Shqipërinë në vendin e tretë të korruptuar të botës. Edi Rama e futi Shqipërinë në vendin e tretë më të korruptuar të botës. E shikon si heshtin mediat kanë vëtëm një detyrë t’ju mbyllin gojën ju. Nuk flasin për gjendjen e vendit, kush na solli këtu, opozita? Ju na sollët këtu? Jo vjedhja e Edi Ramës. Shikoni tenderat që nuk kanë asnjë lloj konkurence se përcaktohen përpara nga miqtë e Edi Ramës. Në qoftë se institucionet do të funksionojnë i pari që shkon përpara shqiptarëve është Edi Rama. Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet në një ditë zgjedhjet parlamentare me kushtetuese ku qytetarët e Devollit mund të zgjedhin me të drejtën e votës’, tha ndër të tjera Basha.