Basha nga Kuvendi tregon aktin kriminal të Ramës: Kthehemi në vendin e krimit

Publikuar tek: politike, më 18:36 15-01-2018 Basha nga Kuvendi tregon aktin kriminal të Ramës: Kthehemi në vendin e krimit

Lulzim Basha këtë sezon të ri parlamentar e ka nisur me akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Rama.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Basha e cilësoi rifillimin e parlamentit si rikthimin në vendin e krimit.

Kryedemokrati u shpreh se herën e fundit në atë sallë plenare kryeministri Rama ka konsumuar një krim kushtetues me zgjedhjen e kryeprokurores Arta Marku.

“Kthehemi një muaj më pas në vendin e krimit. Në këtë vend mazhoranca e kapur nga krimi dhe trafikantet e drogës kreu aktin kriminal kushtetues. Kapi prokurorinë dhe që prej datës 18 dhjetor në këtë vend janë shembur shtyllat e demokracisë. Njeriu që udhëheq me grusht të fortë këtë vend me vota të trafikuara është sot edhe kryeprokurori i vendit. Ky krim u paralajmërua edhe nga Opozita. Ky fund që ka nisur është i njohur në të gjithë botën”,- u shpreh Basha.

Basha më tej shtoi se Rama ka zgjedhur si shpëtim të tij aleancën me krimin dhe shkeljen e institucioneve.

“Kjo është rruga e aleancës me krimin për të mbajtur pushtetin. E vetmja mënyrë për të garantuar këtë pushtet dhe papkrekshmërinë e kriminelëve është kapja e institucioneve dhe shkelja e ligjit. Edhe më kritikët ndaj opozitës sot i kanë para syve aktet kriminale që kanë pasuar pas kapjes së Prokurorisë”,- tha Lulzim Basha në Parlament. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093891620635986
array(1) { ["section"]=> string(83) "basha-nga-kuvendi-tregon-aktin-kriminal-te-rames-kthehemi-ne-vendin-e-krimit-106646" }