Basha nga Mati: Rama po të kishte dinjitet duhet të ishte larguar si Theresa May

Publikuar tek: politike, më 18:00 24-05-2019 Basha nga Mati: Rama po të kishte dinjitet duhet të ishte larguar si Theresa May

Kreu i opozitës Lulzim Basha ndodhet pasditen e sotme në qytetin e Matit, ku po zhvillon një takim me qytetarët demokratë.

Ai i ka bërë thirrje të gjithëve për t’u bashkuar protestës së nesërme të opozitës për një të ardhme sa më të mirë të vendit.

Duke prekur dorëheqjen e Theresa May, Basha ka përmendur disa nga rastet se kur Rama po të kishte dinjitet duhet te jepte dorëheqjen.  

Sipas Bashës, duhej të ishte larguar kur prokurorët e kapën gafil me Vangjush Dakon duke vjedhur zgjedhjet parlamentare në vitin 2017 apo kur u zbulua se solli në parlament trafikantët e grave e vajzave, narkotrafikantët.

‘Për këto 6 vite, Edi Rama, po të kishte pasur një të njëmijtën të nderit e të dinjitetit të Theresa May, do të ishte larguar me dhjetëra herë, do të ishte larguar kur u zbulua se solli në parlament trafikantët e grave e vajzave, narkotrafikantët. Do të ishte larguar kur nën urdhrat e tij Shqipëria u shëndrrua në hambar droge. Duhej të ishte larguar kur prokurorët e kapën gafil me Vangjush Dakon duke vjedhur zgjedhjet parlamentare në vitin 2017, duhet të ishte larguar kur shpërtheu afrea korruptive e Unazës. duhej të ishte larguar kur helmoi me gaz fëmijë shqiptarë në shtëpitë të tyre’, tha Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02475380897522
array(1) { ["section"]=> string(86) "basha-nga-mati-rama-po-te-kishte-dinjitet-duhet-te-ishte-larguar-si-theresa-may-165572" }