Basha nga Pogradeci thirrje qytetarëve: Merrni masa vetë ndaj Covid-19, mos prisni nga qeveria

Publikuar tek: politike, më 10:49 04-07-2020 Basha nga Pogradeci thirrje qytetarëve: Merrni masa vetë ndaj Covid-19, mos prisni nga qeveria

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme në një lidhje 'live' nga Pogradeci ka folur për situatën e vështirë ekonomike që gjendet ky qytet.

Basha ka vizituar nga afër bizneset e vogla të qytetit dhe ka dëgjuar problemet e qytetarëve.

Pronarët e bizneseve janë shprehur që turistët mungojnë dhe se është përgjysmuar xhiroja ditore.

Pasi ka dëgjuar shqetësimet e një biznesi familjar bulmeti, Basha ka premtuar mbështetje për sipërmarrësit dhe bizneset.

Ndër të tjera Basha i ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen dhe të rrespektojnë distancën vetë, duke akuzuar se qeveria nuk e kontrollon më situatën.

“Jemi në Pogradec për të parë nga afër situatën e biznesit të vogël të këtij qyteti dhe gjendjen e turizmit në këto kohë të vështirësive të mëdha ekonomike. Vendit i mungojnë turistët. Kur ka pushues rriten edhe xhirot ndihmohen dhe fermerët, të gjithë. Dua tju bëj thirrje, ruani distancën, kujdesuni për higjenën. Merrni masa mos prisni nga qeveria,” u shpreh Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010114908218384
array(1) { ["section"]=> string(99) "basha-nga-pogradeci-thirrje-qytetareve-merrni-masa-vete-ndaj-covid-19-mos-prisni-nga-qeveria-212785" }