Basha nga protesta e Astirit: Vegla tinzare e Ramës për të përçarë qytetarët nuk piu ujë

Publikuar tek: politike, më 17:55 10-01-2019 Basha nga protesta e Astirit: Vegla tinzare e Ramës për të përçarë qytetarët nuk piu ujë

Në mbështetje të banorëve të Unazës së Re që protestojnë për të mbrojtur banesat e tyre është bashkuar mbrëmjen e sotme edhe kreu i PD Lulzim Basha.

Basha tha se Edi Rama nuk ia doli dot të përçante protestën, por ishin banorët ata që përçanë qeverinë.  Sipas kreut të PD, denoncimet e bëra nga ana e opozitës u faktuan në lidhje me kompaninë fantazëm që kishte marrë tenderin.

‘Vegla më tinzare e Ramës, përçarja e qytetarëve nuk piu ujë. Por këta banorë në të drejtën e tyre përçanë qeverinë.

Një media e rëndësishme amerikane publikoi dje, faktin që ne e kemi përsëritur. Të gjithë e dinë se si nisi kjo aferë. U turrën pa marrë leje për të prishur shtëpitë, pa çarë kokën për banorët.

Banorëve i vërsulën policinë e shtetit dhe atë bashkiake, nga Rama te Veliaj e Gjiknuri hidhnin vallen e hienave duke shantazhuar banorët. Qëndresa e banorëve, bashkë me opozitën dhe disa gazetarë nxorrën aferën korruptive të një kompanie fantazëm, të një plani për të zhvendosur Lanën dhe për të shkatërruar shtëpitë e banorëve që të mos prekej rezidenca e një trafikanti droge,’ tha Basha.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036388874053955
array(1) { ["section"]=> string(94) "basha-nga-protesta-e-astirit-vegla-tinzare-e-rames-per-te-percare-qytetaret-nuk-piu-uje-148263" }