Basha ngre ALARMIN: 4 efektivë të POLICISË me koronavirus, sa e sa njerëz kanë takuar

Publikuar tek: politike, më 22:40 06-04-2020 Basha ngre ALARMIN: 4 efektivë të POLICISË me koronavirus, sa e sa njerëz kanë takuar Kreu i PD, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se katër efektivë të policisë kanë rezultuar me koronavirus.

Duke kritikuar qeverinë për numrin e ulët të testeve që kryhen për gjurmimin e përhapjes së koronavirusit, Basha tha se sipas “një informacioni që i ka mbërritur këtë mbrëmje”, katër policë kanë rezultuar me koronavirus.

“Ne për çdo të infektuar bëjmë katër testime, ndërkohë që mesatarja është 12. Shqipëria është shumë mbrapa me testime. Katër efektivë të policisë së shtetit në Has kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ky është informacioni që na vjen këtë mbrëmje. Ata kanë qenë në punë, kanë takuar sa e sa njerëz. Dhe punonjës të tjerë që kanë qenë në kontakt me ta kërkojnë testimin dhe nuk marrin përgjigje”, u shpreh Basha në emisionin “Opinion”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010823011398315
array(1) { ["section"]=> string(90) "basha-ngre-alarmin-4-efektive-te-policise-me-koronavirus-sa-e-sa-njerez-kane-takuar-201651" }