‘Basha një humbës pa fantazi’, Spiropali bën deklaratën e fortë: Mund të rikthehet në qeverinë e çadrës së diellit duke shumëzuar çadrat e shiut (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 17:27 14-04-2019 ‘Basha një humbës pa fantazi’, Spiropali bën deklaratën e fortë: Mund të rikthehet në qeverinë e çadrës së diellit duke shumëzuar çadrat e shiut (VIDEO)

Zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me protestën e dhunshme që opozita mbajti ditën e djeshme.

Ajo tha se kush tenton t'i vërë flakën këtij vendi do digjet edhe vetë.

Sipas Spiropalit, për disa orë rresht forcat e policisë  u sulmuan me kapsolla, zjarri e benzinë dhe u plagosën pabesisht nga këta të çoroditur që vejevinin tek ura e tabakëve, në kërkim të sherrit, konfliktit, rrëmujës e hatasë që kanë në kokat e tyre boshe.

Spiropali u uroi shërim të shpejtë efektivëve që ‘u ra taksirati i përballjes me këta udhëhumbur në theqafjen e tyre politike e morale’. 

‘Respekte për vetpërmbajtjen dhe profesionalizmin e Policisë së Shtetit, që bëri edhe njëherë diferencën mes shtetit e antishtetit; qytetarisë e barbarisë; dinjitetit e pabesisë’, tha Spiropali.

Spiropali e quajti Bashën një humbës se mund të mendojë se do te rikthehet në qeverinë e çadrës së diellit duke shumëzuar çadrat e shiut.

 ‘Vetëm një humbës pa fantazi si Lulzim Basha, mund të mendojë se do te rikthehet në qeverinë e çadrës së diellit duke shumëzuar çadrat e shiut!  Sidoqoftë një gjë të mos e harrojë askush.  Me kapsolla e me zjarre nuk merret pushteti, po vetëm damka e të paaftit për të parë, dëgjuar dhe menduar. Nga ana tjeter, me këta pa këta, hyjnë në zgjedhje, s’hyjnë në zgjedhje, ne do te vazhdojmë drejt dhe do të fitojmë përsëri, jo për vete po për Shqipërine që duam’, tha ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006615161895752
array(1) { ["section"]=> string(153) "basha-nje-humbes-pa-fantazi-spiropali-ben-deklaraten-e-forte-mund-te-rikthehet-ne-qeverine-e-cadres-se-diellit-duke-shumezuar-cadrat-e-shiut-video-160415" }