Basha nuk merr pjesë sot në seancë plenare, zbulohet arsyeja e rëndësishme

Publikuar tek: politike, më 09:39 15-02-2018 Basha nuk merr pjesë sot në seancë plenare, zbulohet arsyeja e rëndësishme

Në seancën e ditës së sotme, kreu i PD, Lulzim Basha nuk do të jetë prezent.

Basha është nisur në një vizitë dy-ditore në Budapest, me ftesë të kryeministrit të Hungarise Viktor Orban.

“Me ftesë të kryeministrit të Hungarise Viktor Orban, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po merr pjesë në samitin e Komitetit Ekzekutiv të CDI, organizatës botërore të partive të qendrës së djathtë, i cili mbahet në Budapest. Në fokus të takimit dy ditor janë zhvillimet politike dhe bashkëpunimi mes partive të qendrës së djathtë. Në samit marrin pjesë një numër i madh drejtuesish politikë të Partisë Popullore Europiane dhe partive të qendrës së djathtë nga e gjithë bota”, thuhet në njoftimin e dërguar nga zyra e shtypit të PD sot në mëngjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010854005813599
array(1) { ["section"]=> string(80) "basha-nuk-merr-pjese-sot-ne-seance-plenare-zbulohet-arsyeja-e-rendesishme-110304" }