Basha nuk ndalet para protestës: Boll më me Shqipërinë që duan ata!

Publikuar tek: aktualitet, më 14:31 21-06-2019 Basha nuk ndalet para protestës: Boll më me Shqipërinë që duan ata!

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë sërish thirrje shqiptarëve për t'ju bashkuar protestës së sotme të opozitës.

Basha ka publikuar një video ku thuhet se 500 mijë shqiptarë jetojnë sot si azilkërkues, rrugëve të Europëse ndërsa 450 mijë të tjerë janë të papunë.

'2 miliardë euro janë harxhuar për 14 koncesione korruptive. Boll më me Shqipërinë që duan ata! Është koha për Shqipërinë e gjithë shqiptarëve', thuhet në vidon e publikuar nga Basha.

'Të gjithë bashkë sonte në orën 20:00, si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa', shkruan Basha bashkëngjitur videos.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071239471435547
array(1) { ["section"]=> string(72) "basha-nuk-ndalet-para-protestes-boll-me-me-shqiperine-qe-duan-ata-169140" }