Basha nuk tërhiqet, i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’ Ramës: Jo mjekët, por ti ke fshehur numrin e viktimave nga Covid-19, prano hetim të plotë

Publikuar tek: politike, më 20:44 21-11-2020 Basha nuk tërhiqet, i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’ Ramës: Jo mjekët, por ti ke fshehur numrin e viktimave nga Covid-19, prano hetim të plotë Lulzim Basha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dalë në një komunikim direkt për mediat pas deklaratës së Ramës, në lidhje me akuzat se po fshihen viktimat e covid-19 në vendin tonë.

Basha shihet se nuk është tërhequr nga akuza e tij e parë, përkundrazi ai e përforcon atë. Kryedemokrati thotë se qeveria dhe jo mjekët, kanë fshehur dhe manipuluar numrin e jetëve të humbura nga virusi.

Sipas Bashës Rama duhet të pranojë hetim të plotë të informacioneve që ai bëri publike për herë të parë në “opinion” të enjten.

“Shqiptarët prisnin sot përgjigje. Por Rama gënjen dhe do t’i ikë përgjegjësisë. Ka gënjyer për numrat e viktimave. Nuk janë vetëm shifra, por qytetarë, nëna e baballarë. Pasi i ka braktisur infermierët, ai po i keqpërdor ata. Mashtrimi me shfrat zyrtare është përgjegjësi e Ramës jo e mjekëve që po sakrifikojnë gjithçka në këtë kohë. Ka braktisur familjet e qytetarët për të cilët nuk jep asnjë ndihmë. Rama po shpërfill vuajtjet e shqiptarëve që kanë nevojë për ndihmë. Njerëzit po vdesin çdo ditë, spitalet po kolapsohen, biznesi po falimenton. Në vend që të ndihmojë qytetrarët dhe të përballet me të vërtetën, vazhdon avazin me sulmet politike. Nëse s’ke asgjë për të fshehur, prano hetim të plotë, të të gjithë informacioneve që jo mjeekët, por t’i ke fshehur në lidhje me viktimat e covid-19. Boll u fshehe! Jepu të vërtetat qytetarëve të shqipërisë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfundon votimi! Kryetarja e KQZ së LSI jep detaje për procesin e zgjedhjes brenda partisë, ja sa anëtarë votuan
‘Jep doreheqjen, ik, harrohu’, Vasili reagon ashpër pë Ramën: Më parë tregonte arkivolet në Bergamo sot flet si grua rruge »
Article Logic
Execution time: 0.01359486579895
array(1) { ["section"]=> string(143) "basha-nuk-terhiqet-i-pergjigjet-dhembe-per-dhembe-rames-jo-mjeket-por-ti-ke-fshehur-numrin-e-viktimave-nga-covid-19-prano-hetim-te-plote-228640" }