Basha ‘nuk vë mend’ nga gjobat, zhvillon tubim në Durrës dhe mbledh qindra qytetarë në kohë pandemie (PAMJET NGA TARRACAT)

Publikuar tek: politike, më 12:12 30-05-2020 Basha ‘nuk vë mend’ nga gjobat, zhvillon tubim në Durrës dhe mbledh qindra qytetarë në kohë pandemie (PAMJET NGA TARRACAT)

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, po vazhdon takimet e tij me qytetarët dhe bizneset, duke u ndalur sot në zonën e Kënetës në Durrës.

Ajo që vihet re në fotot, që vetë Basha ka publikuar në ‘Facebook’ është numri i lartë i qytetarëve, i cili e kalon 100 duke shkelur kështu protokollin e vendosur për parandalimin e pandemisë Covid-19.

Dallohet se ata nuk zbatojnë as distancimin social, madje kanë hipur edhe mbi tarraca, teksa dëgjojnë fjalën e Bashës.

Ndërkohë qyteti i Durrësit vazhdon të jetë ende një zonë e kuqe, pasi rezultojnë të infektuar me koronavirus 39 persona.

Pak orë më parë, Ministria e Shëndetësisë publikoi protokollin që do të ndiqet në të gjithë vendin pas hapjes së kufizimeve më 1 Qershor.  Pavarësisht lehtësimeve, mes masave të ndaluara bëjnë pjesë edhe tubimet, të cilat do të mbeten të stopuara deri më 23 qershor.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse kryedemokrati dhe qytetarët do të gjobiten për thyerje të masave ndaj koronavirusit. Theksojmë që më herët Basha është gjobitur edhe në dy raste të tjera në kuadër të situatës alarmante nga pandemia.

101324086_3202766746441151_1492015786875682816_o.jpg101782335_3202766426441183_6652900755206307840_o.jpg101060423_3202766289774530_4277786808340709376_o.jpg101061172_3202766299774529_3434428430257487872_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010224103927612
array(1) { ["section"]=> string(124) "basha-nuk-ve-mend-nga-gjobat-zhvillon-tubim-ne-durres-dhe-mbledh-qindra-qytetare-ne-kohe-pandemie-pamjet-nga-tarracat-208398" }