Basha nxjerr ‘bllof’ Ramën, publikon videon me premtime: Propagandë me Thumanën! Ramavirusi i çon lekët e shqiptarëve në xhepin e oligarkëve

Publikuar tek: politike, më 09:58 04-06-2020 Basha nxjerr ‘bllof’ Ramën, publikon videon me premtime: Propagandë me Thumanën! Ramavirusi i çon lekët e shqiptarëve në xhepin e oligarkëve Foto nga videoja

Kryetari i PD Lulzim Basha ka hedhur akuza kundrejt qeverisë lidhur me punën në Thumanë për rindërtimin pas tërmetit shkatërrues.

Basha ka publikuar një video të kryeministrit ku në prill premtoi se do të punohet me 4 turne për të pastruar Thumanën nga rrënojat, por sipas kreut demokrat edhe pas 65 ditësh situata s’ka ndryshuar aspak.

Më tej Basha në reagimin e tij në “facebook” shkruan se “Rama nuk i ndihmoi qytetarët as pas tërmetit dhe as gjatë pandemisë dhe se lekët e shqiptarëve i çon në xhepin e oligarkëve dhe për shpenzime luksi”.

Shkruan Basha: RAMAVIRUSI shkatërroi ekonominë dhe varfëroi shqiptarët edhe më shumë gjatë pandemisë.

Propaganda me regji qëndrore e Ramës nuk e fsheh dot dështimin. Në prill premtoi se do të punohet me 4 turne (!!!) për të pastruar Thumanën nga rrënojat. Pamjet flasin vetë. "Puna" zgjati aq sa vizita dhe transmetimi me regji qëndrore i mashtrimit të radhës.

Rama nuk i ndihmoi qytetarët as pas tërmetit dhe as gjatë pandemisë. Lekët e shqiptarëve i çon në xhepin e oligarkëve dhe për shpenzime luksi. Në vend që të ndihmonte qindra familje të varfëra, Rama harxhoi qindra mijë euro të taksave tona me charter luksi për fundjavë në Paris.

Ekonomia në krizë të thellë, është dështimi i Ramës, i qartë po aq sa gënjeshtrat që ai broçkullit çdo ditë shqiptarëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097229480743408
array(1) { ["section"]=> string(142) "basha-nxjerr-bllof-ramen-publikon-videon-me-premtime-propagande-me-thumanen-ramavirusi-i-con-leket-e-shqiptareve-ne-xhepin-e-oligarkeve-209002" }