Basha nxjerr në protestë ish-aktivistin socialist, PS i kthen monedhën me një shprehje të Jozefina Topallit

Publikuar tek: barometri, më 07:03 28-01-2018 Basha nxjerr në protestë ish-aktivistin socialist, PS i kthen monedhën me një shprehje të Jozefina Topallit

3 Në protestën që po mbahet prej një ore në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, opozita përfshiu si pjesë e atyre që do të mbajnë fjalimet edhe një person të cilësuar prej tyre si ish-aktivist i PS, Agim Kaca.

Në podiumin e vendosur para godinës kryeministrore, Kaca akuzoi Edi Ramën se ka bërë pjesë të parlamentit njerëz të inkriminuar e për këtë apelon kreun e PD, Lulzim Basha për ta pastruar me mbështetjen e popullit shqiptar.

Menjëherë pas fjalimit të tij, vjen edhe reagimi i Partisë Socialiste, përmes kreut të Grupit Parlament Taulant Balla.

Madje, përgjigja që ata kanë zgjedhur t’i kthejnë Bashës e Kryemadhit për “socialistin” siç e ka cilësuar Balla ka qenë një shprehje e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

“Lulzim, e bëre zbor këtë gjoja “socialistin”. E nxorre edhe para dy vitesh në një takim elektoral në Dibër. Nuk ka qenë asnjëherë anëtar i Partisë Socialiste ky. Siç ka thënë me të drejtë Jozefina Topalli: “Luli t’rren edhe kur e pyt sa asht ora”. Edhe sot gënjeu”, shkruan Balla në facebook.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026719093322754
array(1) { ["section"]=> string(113) "basha-nxjerr-ne-proteste-ish-aktivistin-socialist-ps-i-kthen-monedhen-me-nje-shprehje-te-jozefina-topallit-108203" }