Basha paralajmëron katastrofën në SPITALE: Jemi në garë me kohën! Hapja e shkollave dhe gripi sezonal do të shkaktojnë…

Publikuar tek: politike, më 17:53 23-09-2020 Basha paralajmëron katastrofën në SPITALE: Jemi në garë me kohën! Hapja e shkollave dhe gripi sezonal do të shkaktojnë…

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha parasheh situatë “katastrofike” në sistemin shëndetësor shqiptar, që sipas tij do të vuajë pasojat e një fluksi të madh pacientësh, kjo për shkak të rritjes së numrit të infektimeve me COVID-19 pas hapjes së shkollave.

Në një takim me mjekët dhe ekspertët demokratë në selinë e PD-së, Basha tha se për këtë katastrofë do të kontribuojë edhe gripi sezonal, duke shkaktuar dyndjen në dyert e spitaleve të shumë qytetarëve që do të dyshojnë se janë prekur nga COVID.

“Kemi kërkuar prej muajit korrik të merren masa për vaksinimin masiv për gripin sezonal. Dyndja në spitale do të jetë e papërballueshme, edhe shkalla e menaxhimit do të jetë më e papërballueshme, për shkak se simptomat e gripit janë të ngjashme me COVID. Si mund të jetë situata kur persona që mendojnë se kanë COVID por kanë grip, dhe kanë kontakte me dy apo tre pacientë që kanë COVID, situata do të jetë katastrofale.

Formulari i vetëdeklarimit në shkolla është i kotë, as nuk të mbron, as nuk të parandalon dhe as nuk të kuron nga COVID. Mësuesit në Kosovë janë testuar”, u shpreh Basha.

Kryedemokrati Basha tha se situata është në prag të katastrofës.

“Situata paraqitet në prag të katastrofës. Kjo mbledhje nuk është e parakohshme, jemi futur tashmë në garë me kohën. Është e pafalshme që 6 muaj pas pandemisë, ju mjekët, familjarët nuk kanë asnjë informacion mbi masat që janë marrë. Që është dështim, kjo është e padiskutueshme. Nuk ka valë të dytë, jemi në bishtin e së njëjtës valë. Pandemia ka marrë dimensione të frikshme”, vijoi Basha.

Basha tha se ekspertët dhe mjekët e PD-së duhet të përgatisin një plan veprimi, dhe t’ja paraqesin qeverisë, që “ka rënë në narkozë të thellë”.

“Duhet të bëjmë një planveprim, që duhet t’ia praqesim. Se pavarësisht çfarë ka ndodhur deri tani, nuk është e drejtë të themi vetëm kjo nuk shkon, kjo nuk shkon. Është e rëndësishme t’i zgjojmë nga narkoza e thellë ku kanë rënë. T’u themi çfarë të bëjnë, dhe ta bëjnë një orë e më parë”, përfundoi kreu i PD-së, Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090301036834717
array(1) { ["section"]=> string(123) "basha-paralajmeron-katastrofen-ne-spitale-jemi-ne-gare-me-kohen-hapja-e-shkollave-dhe-gripi-sezonal-do-te-shkaktojne-221400" }