Basha paralajmëron nga Vora: Në ditët e ardhshme vendoset fati i Shqipërisë për 15 vitet e ardhshme

Publikuar tek: politike, më 18:38 23-05-2019 Basha paralajmëron nga Vora: Në ditët e ardhshme vendoset fati i Shqipërisë për 15 vitet e ardhshme

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar për një betejë me qeverinë e kryeministrit Edi Rama, që sipas tij do të vulosë fatet e Shqipërisë për 15 vitet e ardhshme.

Nga Vora ku është takuar me një grup simpatizantësh demokratë, Basha tha se Shqipëria mund të mbetet në dorë të krimit dhe oligarkisë, ose mund të çlirohet përmes betejës opozitare.

“Koha nuk pret, në ditët e ardhshme do vendoset fati i Shqipërisë për 10-15 vitet e ardhshme. Do të kemi një Shqipëri despotati, ku kriminelët dhe hajdutët grumbullojnë gjithë pasuritë e Shqiptarëve, apo do të kemi betejën që i prin PD së bashku me aleatët tanë në SHBA. Kjo betejë bëhet për të çliruar Shqipërinë nga krimi dhe oligarkia. Bëhet për të çliruar ekonominë, dhe për t’i dhënë shanse çdo shqiptari që të jetojë me nder dhe punë të ndershme, me dinjitet, dhe jo me hajdutëri dhe servilizëm”, deklaroi Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.22721695899963
array(1) { ["section"]=> string(105) "basha-paralajmeron-nga-vora-ne-ditet-e-ardhshme-vendoset-fati-i-shqiperise-per-15-vitet-e-ardhshme-165458" }