Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me anë të një postimi në twitter, ka paralajmëruar se pas pak do të nxjerrë fakte tronditëse se si qeveria në këto dy javë ka dhënë 52 milionë euro tendera.
Basha thotë se këto pagesa dhe tendera kanë shkuar për miqtë dhe klientët e qeverisë.
Ai theksoi se 52 milionë eurot e përdorura për tendera mund të ishin përdorur për paketën e ndihmës social-ekonomike të propozuar nga PD prej 10 ditësh.
""Pas pak nga Selia e PD fakte tronditëse se si vetëm këto 2 javë qeveria ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë. Ndërkohë shikoni një shembull se si mund të përdoreshin këto para për paketën e ndihmës social-ekonomike që kemi propozuar prej 10 ditësh", shkruan Basha në twitter.