Basha paralajmëron: Rama rrëzon nesër në orën 10:00 institucionin e fundit të pa kapur

Publikuar tek: politike, më 20:26 05-03-2017 Basha paralajmëron: Rama rrëzon nesër në orën 10:00 institucionin e fundit të pa kapur

“Qeveria e narkotrafikut dhe e bandave do largohet me cdo kusht”. Ketu e vuri theksin edhe nje here, pa bere hap mbrapa nga kerkesat e opozites lideri i saj Lulzim Basha ne nje komunikim me mediat nga cadra e protestes mbremjen e te dieles.

Ai ka theksuar se Rama “kërkon që ta kthejë këtë vend edhe në një republikë të pastrimit të parave”.

“Rama pasi i hapi dyert krimit të organizuar dhe parave të drogës ka marrë në dorë një operacion masiv kombëtar dhe ndërkombëtar për pastrimin e parave. Për këtë arsye qartësisht ka përfshirë familjarët e tij në një bankë të dyshuar për transkaksione të pastrimit të parave, është dicka që e kanë raportuar mediat. dhe pas kapjes së autoritetit te mbikqyrjes financiare qëndrojnë familjarët e Ramës, po kështu për këtë arsye përpjekja do të jetë që të vendosen edhe gjoba të majme ndaj kompanive të sigurimeve në Shqipëri në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

Është e qartë që shteti mafioz i Ramës nuk ndalet para asgjëje për të asgjësuar cdo isntitucion të pavarur. Asnjë institucion i pavarur s’ka mbetur i pa asgjësuasr nga krimi droga i Ramës.

Ka rënë parlamenti, kanë rënë bashkitë e vendit, ka rënë media e cila ndodhet në një presion të jashtëzakonshëm pikërisht se duhet ti shërbejë shtetit të krimit drogës dhe narkotrafikut dhe tani paska mbetur një institicion pa kapur që është Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare dhe ky do të jetë hapi i ardhshëm i Edi Ramës nesër në orën 10:00.

Në këtë realitet është qeveria e krimit, drogës, parave të pista dhe industrise së pastrimit të parave…Tani kërkon që ta kthejë këtë vend edhe në një republikë të pastrimit të parave, parave të pista të politikës dhe të krimit, ndaj edhe largimi i këtij institucioni është zgjidhja e vetme.

Qeveria e narkotrafikut dhe e bandave do largohet me cdo kusht.

Alternativa a vetme, e vetme e perseris, është largimi i Edi Ramës. republika e vjetë do marrë fundm me largimin e tutorit te krimit droges dhe parave te pista dhe sdo i hape rrugen nje republike te re per qytetaret dhe me qeytetaret”, tha Basha.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18114805221558
array(1) { ["section"]=> string(91) "basha-paralajmeron-rama-rrezon-neser-ne-oren-10-00-institucionin-e-fundit-te-pa-kapur-70858" }