Basha pas protestës: Këtë luftë do ta vazhdojmë çdo ditë

Publikuar tek: barometri, më 08:18 29-01-2018 Basha pas protestës: Këtë luftë do ta vazhdojmë çdo ditë

Kreu i PD Lulzim Basha ka komentuar protestën e ditës së djeshme të organizuar nga opozita. Gjatë një prononcimi për gazetarët Basha u shpreh se dje shqiptarët dhanë mesazhin e refuzimit të qeverisë së krimit dhe drogës, siç e quan ai.

Ndërsa falenderoi të gjitha ata që morën pjesë në protestë, kreu i demokratëve tha se këtë luftë do ta vazhdojnë ditë për ditë.

"Ne do ta vazhdojmë këtë luftë ditë për ditë, në rrugë dhe në sheshe për të arritur fitoren e kësaj kauze", u shpreh Basha.

Më shumë nga fjala e Bashës:

Mesazhi i protestës së djeshme është i qartë se shumica dërrmuese e shqiptarëve e refuzojnë qeverinë e krimit, drogës. Është një mesazhi fuqishëm mbështetës për opozitën e cila do të shkëpusë rrënjët e krimit.

Dua ti falenderoj, dita e djeshme që u ngritën pa ndjenja partiake. Dua ti falenderoj edhe ish-votuesit e qeverisë që u bashkuan dje për të refuzuar qeverinë dhe për tju bashkuar kauzës sonë. Ne do ta vazhdojmë këtë luftë ditë për ditë, në rrugë dhe në sheshe për të arritur fitoren e kësaj kauze. Shqiptarët e bashkuar në protestë dhanë një mesazh shprese se Shqipëria dhe mund të bëhet një vend europin. Ky ëshët mesazhi i shpresës kjo është fitorja e ditës së djeshme. Edhe një herë ju falenderoj nga zemra të gjithë ju burra dhe gra, të rinj dhe të reja, studentë, pedagogë, të moshuar që dje hapët një horizont të së ardhmes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029656171798706
array(1) { ["section"]=> string(62) "basha-pas-protestes-kete-lufte-do-ta-vazhdojme-cdo-dite-108293" }