Basha: PD e hapur edhe për Topallin! Berisha do kandidojë për deputet, ku të dojë

Publikuar tek: politike, më 20:49 17-09-2020 Basha: PD e hapur edhe për Topallin! Berisha do kandidojë për deputet, ku të dojë Kreu i PD, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha konfirmoi se ish-kryeministri Sali Berisha do të kandidojë sërish për deputet në zgjedhjet e 2021.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse Berisha do të kandidojë në Kavajë apo në ndonjë qytet tjetër, Basha u përgjigj shkurt: “Ku të dojë”.

Kreu i PD-së tha shtoi se kjo forcë politike do të jetë e hapur për çdo emër, përfshi edhe zërat kritikë ndaj tij, si Jozefina Topalli.

Pjesë nga intervista:

A do të jetë PD e hapur për të gjithë? Dhe për ata zëra kritikë ndaj jush?

Kjo pyetje e ka marrë një përgjigje tashmë, PD do të jetë e hapur për të gjithë.

Edhe për zonjën Topalli nëse kthehet?

Padiskutim që po

Po zoti Patozi?

Ai tashmë e ka partinë e tij, por siç e thashë, kjo pyetje e ka marrë përgjigjen

A do të kandidojë Sali Berisha për deputet?

Po

Ku do të kandidojë?

Ku të dojë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00888991355896
array(1) { ["section"]=> string(85) "basha-pd-e-hapur-edhe-per-topallin-berisha-do-kandidoje-per-deputet-ku-te-doje-220750" }