Basha për çmimin që iu dha gazetares Lala: Blerjen e votave e ka pranuar gjithë bota, BE mesazh të qartë; drejtësia e kapur nga Rama nuk vepron

Publikuar tek: politike, më 20:37 21-10-2020 Basha për çmimin që iu dha gazetares Lala: Blerjen e votave e ka pranuar gjithë bota, BE mesazh të qartë; drejtësia e kapur nga Rama nuk vepron Lulzim Basha

Kryetari i PD Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me çmimin që BE i akordoi gazetares investigative Klodiana Lala, për dosjen 339 dhe fenomenin e shit-blerjes së votave.

Basha sheh më thellë çmimit të dhënë, duke vënë theksin te krimi i organizuar që ka shërbyer në këtë fenomen, të cilin sipas tij e ka pranuar e gjithë bota, si fakt.

Demokrati thotë se drejtësia nuk vepron pasi është e kapur nga Rama, duke kujtuar se ndëshkimi i krimit elektoral të vitit 2017 është një nga 15 kushtet për nisjen e bisedimeve të antarësimit midis BE dhe Shqipërisë.

Reagimi i plotë i Bashës

Pas tërheqjes së Edi Ramës nga padia ndaj BILD, çmimi i djeshëm i Bashkimit Europian për gazetaren Klodiana Lala për investigimin “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votive”, është një tjetër dëshmi se krimi elektoral i 2017 ka ndodhur, atë e ka parë dhe e ka pranuar e gjithë bota, faktet janë aty në dosjen 339 dhe 184, por drejtësia e kapur nga Edi Rama nuk vepron. Duke vlerësuar për investigimin gazetaren Klodiana Lala, BE qartësisht ka dhënë mesazhin që drejtësia të paktën duhet të ngrihet në nivelin e investigimit të gazetares Lala dhe të cojë përpara drejtësisë organizatorët dhe ekzekutorët e krimit elektoral të vitit 2017. Ndëshkimi i krimit elektoral të vitit 2017 është një nga 15 kushtet për nisjen e bisedimeve të antarësimit midis BE dhe Shqipërisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘LSI merr vota majtas-djathtas’, Mediu: Taktikë e tyre, duhet ta konsiderojmë dhe ne. PD na ka marrë vota gjithmonë...
»
Article Logic
Execution time: 0.011560916900635
array(1) { ["section"]=> string(147) "basha-per-cmimin-qe-iu-dha-gazetares-lala-blerjen-e-votave-e-ka-pranuar-gjithe-bota-be-mesazh-te-qarte-drejtesia-e-kapur-nga-rama-nuk-vepron-224639" }