Basha për inceneratorët: Ka një prokuror për tre afera që i kanë kushtuar 75 milionë euro shqiptarëve

Publikuar tek: politike, më 19:30 22-10-2020 Basha për inceneratorët: Ka një prokuror për tre afera që i kanë kushtuar 75 milionë euro shqiptarëve Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në ‘Ilva Now’ në Euronews, se organet e reja të drejtësisë e kanë detyrim për të hetuar aferën korruptive të inceneratorëve.

Basha tha se SPAK nuk ka dhënë ende asnjë informacion për hetimin.

“Ka vetëm një prokuror për tre afera që i kanë kushtuar 75 milionë euro shqiptarëve”, tha z. Basha. “Janë përfshirë edhe politikanë të korruptuar edhe krimi i organizuar”, shtoi lideri i PD.

Kreu demokrat tha se, kanë denoncuar aferën prej shumë vitesh duke shtuar se vetë kryeministri po kërkon të heqë përgjegjësinë nga vetja duke thënë se nuk jep llogari për procedurën.

“Ku ndodh që një 22-vjeçare me 1 mijë euro të marrë koncesion me 22 milionë euro”, tha z. Basha. “Inceneratori i Tiranës dhe Fierit deri tani kanë djegur vetëm paratë e shqiptarëve”, shtoi ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj ‘thumbon’ Kryemadhin: T’u thuash njerëzve mos dilni nga shtëpia dhe mbajini lekët e qirasë, i inkurajon të rrezikojnë veten dhe të vjedhin shtetin
E BUJSHME: Komisioni i vlerësimit të kandidatëve në PD SKUALIFIKON Ervin SALIANJIN, Flamur NOKËN, Aldo BUMÇIN dhe disa ish-deputetë të tjerë (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.012203931808472
array(1) { ["section"]=> string(107) "basha-per-inceneratoret-ka-nje-prokuror-per-tre-afera-qe-i-kane-kushtuar-75-milione-euro-shqiptareve-224775" }