Basha pëson një tjetër 'humbje', Veliaj i rrëmben edhe dy gishtat (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 11:48 01-06-2019 Basha pëson një tjetër 'humbje', Veliaj i rrëmben edhe dy gishtat (FOTO)

Simbolin e “dy gishtave” e lidhim gjerësisht me demokratët, por me sa duket nuk mund ta “identifikojmë” më si të tillë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tani e ka bërë edhe pjesë të fushatës së tij elektorale. Siç mund të shihni edhe nga këto foto, kryebashkiaku Veliaj ka pozuar me dy gishtat, duke i dhënë një tjetër humbje Bashës.

Por jo vetëm kaq, kryebashkiaku Veliaj kishte zgjedhur edhe një tjetër simbolikë të veçantë. Në bluzën e veshur sot, Veliaj kishte të stampuar numrin 2 që përkon pikërisht me numrin e tij në fletën e votimit për garën në Tiranë. 

Pak ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit për zgjedhjet vendore të 30 qershorit duke hedhur shortin edhe për numrat e kandidatëve për kryetar bashkie. Kështu në Tiranë kryebashkiaku Erion Veliaj që garon nën siglën e Partisë Socialiste do të mbajë numrin dy.

61690945_2547566841996878_5398070405493686272_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-deputeti shpërthen ndaj Ramës: Natën e Kadrit përmenden Sure nga Kur'ani, jo helm nga 'Kurbani'
Muç Nano rrëfen takimet me Jozefina Topallin: E hijshme dhe e ndrojtur, tronditej nga prania ime por s’ishte femra që mund të më çmendte »
Article Logic
Execution time: 0.019345998764038
array(1) { ["section"]=> string(74) "basha-peson-nje-tjeter-humbje-veliaj-i-rremben-edhe-dy-gishtat-foto-166522" }