Basha planifikon protesta, por nuk mohon koalicionin me PS

Publikuar tek: politike, më 00:07 18-09-2015 Basha planifikon protesta, por nuk mohon koalicionin me PS

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka paralajmëruar protesta pasi siç u shpreh ai, qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama është shurdhe duke mos e dëgjuar zërin e opozitës në Kuvend. Megjithatë, i pyetur më pas në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, nëse ishte i gatshëm të bënte koalicion me Partinë Socialiste, përgjigja e Bashës nuk ka qenë e drejtpërdrejt.

Basha: Kemi protesta në plan, se kjo qeveri është shurdhe para zërit tonë në parlament prandaj  i bëjmë thirrje qytetarëve, sepse qeveria duhet të përgjigjet, protestat janë një mjet që kemi përdorur por qëllim janë objektivat politike. Ne jemi opozitë, por edhe alternative

Ylli Rakipi: A do të jeni i gatshëm të qeverisni me Partinë Socialiste?

Basha: Vendimet i merr populli është populli që ndikon me votë.  Ne do të mbështesim, s’do bëjmë kulisa në kurriz të luftës së korrupsionit, PD nuk bën kompromis për situatën aktuale për të përfituar në kurriz të dekriminalizimit dhe korrupsionit.

I pyetur në lidhje me hetimin në të cilin ai u përfshi gjatë kohës që ishte ministër i Transportit, lidhur akuzat për korrupsion në rrugën Durrës-Kukës, Basha u shpreh se është shpallur i pafajshëm me vendim gjykate.

“Kam qenë, jam dhe do të jem i hapur për hetim për çështje ku unë kam përgjegjësi.Ka tre aspekte, sa herë përballet me akuza që si jep dot përgjigje përdor atë që njihet taktika e degjilitimimit të kundërshtarit, ai hap dosjen, e dyta për çfarë bëhet fjalë. Media për fat të keq gëlltisin një çorbë të prishur. Unë në kam kërkuar heqjen e imunitetit tim. Jam politikani i parë prej vitit 2005 që kërkova heqjen e imunitetit dhe hetim nga prokuroria.Shkova dhe dëshmova vullnetarisht. Vinin dhe merrnin firmën në këto dy vjet dhe nuk konkluduan dot për një akt- akuzë. Është gjykuar nga gjykata e lartë me pesë gjyqtar, mund ta hapni vendimin në internet. Është e pafalmshme që prokurori kërkon heqjen e imunitetit dhe nuk materializohet akuza.  E treta ka të bëjë me përballjen time me Edi Ramën. Jam krenar për Durrës- Kukës”, tha Basha.

Lexo edhe: Gazetari i flet për lidhjet e PD me kriminelët, Basha hesht dhe nuk reagon

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.009397029876709
array(1) { ["section"]=> string(63) "basha-planifikon-protesta-por-nuk-mohon-koalicionin-me-ps-21051" }