'Basha po krijon shpresë', Rudina Xhunga zë ngushtë Nard Ndokën live, në studio kërkojnë të largojnë vëmendjen

Publikuar tek: politike, më 22:16 23-04-2019 'Basha po krijon shpresë', Rudina Xhunga zë ngushtë Nard Ndokën live, në studio kërkojnë të largojnë vëmendjen

Ish-deputeti Nard Ndoka është i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit 'Dritare me Rudinën' për të folur rreth situatës politike në vend.

Ndoka në fjalën e tij u shpreh se Basha po krijon shpresë te të gjithë shqiptarët dhe te ata vetë si aleatë. Ndërkohë moderatorja Xhunga ndërhyri duke e pyetur se ku qëndronte shpresa që Basha po u jepte, duke e vënë Ndokën në siklet pasi nuk po dinte të përgjigjej.

Menjëherë të ftuarit e tjerë në studio, si Çlirim Gjata dhe Luan Rama nisën të ndërhynin dhe u përpoqën të largonin vëmendjen nga ai.

'Ne sot kemi besim të Basha ppër deklarimet publike që ai ka bërë', vazhdoi ish-deputeti, ndërkohë moderatorja u kërkoi panelistëve të tjerë të mos ndërhynin dhe iu 'kundërvu' sërish Nard Ndokës duke u shprehur 'E ça shprese është kjo. Kjo s' do të thotë asgjë.'

PJESË NGA DEBATI: 

Ndoka: Basha po krijon shpresë
Rudina Xhunga: Po juve çfarë shprese po ju krijon
Ndoka: E para sot ne kemi besim të Basha për deklarimet që ka bërë publike
Rudina Xhunga: E ça shprese është kjo. Kjo s' do të thotë asgjë
Ndoka: Nuk do të ketë zgjedhje me Ramën kryeministër. Nuk do të ketë marrëveshje me Ramën si 17 maj.
Djegia e mandateve e ka rritur besimin tek ne. Sot Basha është një besim dhe alternativë në këtë realitet të zymtë ku jemi

/NEWSBOMB.AL

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021441221237183
array(1) { ["section"]=> string(113) "basha-po-krijon-shprese-rudina-xhunga-ze-ngushte-nard-ndoken-live-ne-studio-kerkojne-te-largojne-vemendjen-161601" }