Basha poston videon: Rama inaguron të njëjtën fermë dy herë, fondet e qeverisë jo rastësisht i mori Ferma Kokoneshi

Publikuar tek: politike, më 17:52 03-06-2020 Basha poston videon: Rama inaguron të njëjtën fermë dy herë, fondet e qeverisë jo rastësisht i mori Ferma Kokoneshi

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, publikon në rrjetet sociale një video montazh, ku thotë se kryeministri Edi Rama ka përuruar të njëjtën fermë, të ndërtuar me fondet e AZHBR-së, dy herë.

Basha thotë se përfituesi i subvencionit të qeverisë nuk është rastësor, pasi Ferma Kokoneshi e përuruar dy herë nga Rama është në pronësi të kushëririt të kryebashkiakut të Kavajës Fredi Kokoneshi.

“Kjo nuk është një histori suksesi, por një histori korrupsioni dhe klientelizmi,” thuhet në videon e publikuar prej Bashës.

Postimi i plotë:

Ndërkohë që RAMAVIRUSI po shkatërron agrobiznesin vendas, ideatori dhe zbatuesi i këtij shkatërrimi, vjet në 30 maj dhe këtë vit po në 30 maj shfaqet duke përuruar të njëjtën fermë në Divjakë.

Është e qartë se subvencionet e AZHBR-së për fermerët si çdo fond publik në Shqipëri janë vetëm në dispozicion të klientëve të Edi Ramës, të miqve dhe oligarkëve të tij. Pasi rrënuan ekonominë dhe zhvatën paratë e shqiptarëve, cirku kryeministror i rikthehet objekteve që ka përuruar më parë me shpresën se shqiptarët do t'i besojnë shfaqjet me regji qëndrore të ERTV-së.

Edi Rama i ka zhytur shqiptarët në varfëri dhe papunësi, e ka rrënuar ekonominë dhe biznesin e ndershëm dhe po e çon agrobiznesin drejt falimentimit. Asnjë formë propagande nuk i mbulon dot gënjeshtrat e Edi Ramës, që është përgjegjësi kryesor për krizën e thellë që po kalon çdo sektor i ekonomisë shqiptare.

Ndërkohë që RAMAVIRUSI po shkatërron agrobiznesin vendas, ideatori dhe zbatuesi i këtij shkatërrimi, vjet në 30 maj dhe...

Posted by Lulzim Basha on E mërkurë, 3 qershor 2020

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01158595085144
array(1) { ["section"]=> string(120) "basha-poston-videon-rama-inaguron-te-njejten-ferme-dy-here-fondet-e-qeverise-jo-rastesisht-i-mori-ferma-kokoneshi-208940" }