Basha pret në zyrë avokatin e njohur dhe jep lajmin e mirë: Ky ështe një vendim me rëndësi jetike

Publikuar tek: politike, më 12:31 30-12-2017 Basha pret në zyrë avokatin e njohur dhe jep lajmin e mirë: Ky ështe një vendim me rëndësi jetike

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në zyrën e tij avokatin e parë shqiptaro-britanik ka mbrojtur një çështje ligjore para Gjykatës Supreme Britanike, njëherësh kreun e PD në Londër, Naim Hasanin.

Basha jep lajmin e mirë se dy shtetasve shqiptar që ishin regjistruar në Londër si kosovarë nuk do t’u hiqet shtetësia britanike. Ky vendim hyn në fuqi edhe për fëmijët e tyre, sipas Bashës, i cili e cilëson këtë si një vendim me rëndësi jetike dhe një arritje e madhe për te gjithe shqiptarët në Britani.

“Pas pritjes së mrekullueshme që më bënë bashkëatdhetarët e Londrës, pata kënaqësinë të pres në zyrën timë Z. Naim Hasani, Kryetarin e PD, Dega Londër dhe avokatin e parë shqiptaro-britanik qe ka mbrojtur një çështje ligjore para Gjykatës Supreme Britanike.

Z. Hasani më informoi mbi vendimin historik të datës 21 Dhjetor 2017 nga Gjykata Supreme Britanike, e cila ka hedhur poshtë urdhërat e Ministrisë së Brendshme Britanike të vitit 2013, që në menyre automatike u hiqnin shtetësine Britanike dy shtetasve shqiptare per shkak se ishin regjistruar si shtetas te Kosovës, dhe ka konfirmuar se ata jane shtetas Britanike me identitetin e tyre shqiptar.

Gjykata Supreme ka vendosur gjithashtu në mënyrë të qartë se edhe personat e tretë, sic jane femijet e tyre, duhet te qendrojne shtetas Britanikë.

Ky ështe një vendim me rëndësi jetike dhe një arritje e madhe për te gjithe shqiptarët në Britani dhe familjet e tyre, që ndodhen në situatë të ngjashme ligjore.

E përgëzova Z. Hasani për punën e tij shumëvjecare që u kurorezua me këtë fitore ligjore të përmasave historike, dhe e uroj atë dhe çdo bashkqytetar qe i gëzohet fryteve të këtij vendimi jetik per shumë shqiptare në Britani dhe familjarët e tyre”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

26001367_1736935406357633_7231852004642149304_n.jpg

 

26112194_1736935443024296_7082189880578573299_n.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Transaksionet e PD, përfundojnë verifikimet e Prokurorisë: Letër porosi në SHBA
Ministrja Nikolla uron për festat e fundvitit, ka edhe një premtim për të gjithë mësuesit (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0093119144439697
array(1) { ["section"]=> string(103) "basha-pret-ne-zyre-avokatin-e-njohur-dhe-jep-lajmin-e-mire-ky-eshte-nje-vendim-me-rendesi-jetike-104927" }