Kreu i PD-së Lulzim basha në një deklaratë për mediat ka falenderuar sërish pjesëmarrësit në protestën e organizuar dje nga kjo parti kundër kreut të Kuvendit Ilir Meta.
Basha tha se protesta tregoi se kjo qeveria Rama-Meta nuk ekziston më për qytetarët, por vetëm për një grusht oligarkësh.
“Shqipëria e bashkuar në protestë i tha dje Metës, ik dhe hapir rrugë hetimeve. Shqipëria dje në protestë i kërkoi Ramës të hiqte dorë nga presioni ndaj prokurorisë. Shqipëria në protestë i bëri të ditur qeverisë Rama-Meta se kanë tradhëtuar kontratën me zgjedhësit dhe se qeveria e tyre ka marrë fund dhe nuk ekziston më për qytetarët por për një grusht oligarkësh”, tha Basha.
Kreu i opozitës është shprehur se oferta e re për qytetarët shqiptarë po vjen: “Oferta e re po vjen, ajo po faktohet çdo ditë në komunikimin me qytetarët.”
Për Bashën, protesta e djeshme i riktheu shpresën Shqipqërisë në këto orë të vëshitra, ndërsa ka falenderuar anëtarët e PD-së për organizimin e saj.