Basha: Rama është kapur në përgjimet për vjedhjen e votës. Gjylameti dhe Spiropali në dosjet e 'Dibrës' dhe 'Xibrakës'

Publikuar tek: politike, më 18:54 15-05-2019 Basha: Rama është kapur në përgjimet për vjedhjen e votës. Gjylameti dhe Spiropali në dosjet e 'Dibrës' dhe 'Xibrakës'

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama është kapur në përgjimet e dosjes së “Dibrës” ku flet me zyrtarë të lartë për skenarin e vjedhjes dhe blerjes së votës.

Duke cituar një artikull të gazetës gjermane “Bild”, Basha tha se vendi sot drejtohet nga një qeveri mafioze. Lidhur me deklaratën e Blerina Gjylametit, e cila tha se artikulli i “Bild” është paguar nga opozita për të nxirë imazhin e Shqipërisë, Basha tha se vetë Gjylameti është pjesë e dosjes për blerjen e votës në Dibër.

Kryedemokrati nuk kurseu as akuzat për Elisa Spiropalin, për të cilën tha se është pjesë e dosjes së “Xibrakës”.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Shqyrtuam gjendjen e rëndë të grushtit të shtetit ku ndodhet vendi, pas agjsësimit të gjykatës kushtetuese, sot e gjithë Shqipëria dhe e gjithë bota ka kuptuar se ku fshihet makthi i Edi Ramës.

Sot gazeta më e madhe Bild, ka bërë jo vetëm një panoramë tronditëse të gjendjes së Shqipërisë si një narkoshtet, të një qeverie që sillet si bandë, por ka zbuluar diçka që në përgjimet e Dibrës figuron vetë Edi Rama, duke konumikuar me zytrtarë të lartë që skenari, vjedhja e votave është zhvilluar sipas porosisë së tij.

Gjylameti është pjesë e dosjes së Dibrës, ndësa Spiropali është pjesë e dosjes së Xibrakës. E vërteta që mbetet është kjo. Nuk ka njeri në Europë që nuk e ka marrë vesh që Edi Rama ka blerë zgjedhjet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027942895889282
array(1) { ["section"]=> string(119) "basha-rama-eshte-kapur-ne-pergjimet-per-vjedhjen-e-votes-gjylameti-dhe-spiropali-ne-dosjet-e-dibres-dhe-xibrakes-164456" }