Basha reagon për Valdrin Pjetrin: Rama po përpiqet ta shesë, problemi nuk është...

Publikuar tek: politike, më 13:39 14-08-2019 Basha reagon për Valdrin Pjetrin: Rama po përpiqet ta shesë, problemi nuk është...

Në një konferencë për shtyp, kreu i PD, Lulizm Basha deklaroi se Rama po përpiqet të shesë Valdrin Pjetrin.

Basha e ka cilësuar këtë si propagandë, pasi siç theksoi kryedemokrati ishte vetë ai që e dërgoi Vladrinin në Shkodër.

'Sot ka një përpjekje të shfrenuar për ta shitur Valdrin Pjetrin. Rama I pari e shiti menjëherë dhe sot  ka lëshuar mercenarët në media që ta sulmojnë. Janë ata që i bënë propagandë Shkodrës me muaj , ata që i hynë me dhunë Shkdorës për t’i imponuar Valdrin Pjetrin, sot, befas, kanë zbuluar se Valdrini nuk qenka më i denjë për Shkodrën', tha Basha mes të tjerash.

Më shumë nga fjala e Bashës:

Zgjidhja që kishte Edi Rama për Shkodrën ishte të bënte qytetar të parë të Shkodrës një trafikant droge, një kryebashkiak të krimit. T’u vinte në krye shkodranëve një 6 përqindësh, kryebashkiak të pakicës së pakicës.

Sot ka një përpjekje të shfrenuar për ta shitur Valdrin Pjetrin. Rama i pari e shiti menjëherë dhe sot  ka lëshuar mercenarët në media që ta sulmojnë. Janë ata që i bënë propagandë Shkodrës me muaj , ata që i hynë me dhunë Shkodrës për t’i imponuar Valdrin Pjetrin, sot, befas, kanë zbuluar se Valdrini nuk qenka më i denjë për Shkodrën.

E gjithë propaganda e Edi Ramës po përpiqet ta trajtojë këtë një problem individual, si mungesë inteligjence e një njeriu që desha t’ia hidhte Ramës dhe popullit.

Në fakt i padenjë për Shkodrën dhe për gjithë Shqipërinë është Edi Rama.

Ai që po përpiqet t’ia hedhë Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë është Edi Rama. Valdrinin e çoi në Shkodër Edi Rama, duke e ditur se kush isht edhe vëllai i tij, duke inaugurar hotelin e drogës.

Dhe me qëllimin që ai të garantonte trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore në rrugën e Ballkanit. E cila kalon përmes Shkodrës

Për Valdrinin, Edi Rama hyri në Shkodër i armatosur me forca speciale. Për Valdrinin, Edi Rama ishte i gatshëm të fuste Shkodrën në përplasje civile për Valdrinin, Edi Rama e provokoi Shkodrën me një 2 prill të dytë.

Edi Rama e dinte shumë mirë kush ishte Valdrini, por atij i duhej pikërisht Valdrini në Shkodër, sicc e tha pak ditë më parë si kryetar i bashkise dhe si drejtues politik në Shkodër.

Rasti i Valdrinit nuk është rast i shkëputur. Sot një pjesë e mirë e kryebashkiakvë janë me të kaluar kriminale ose me lidhje aktuale kriminale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071260929107666
array(1) { ["section"]=> string(84) "basha-reagon-per-valdrin-pjetrin-rama-po-perpiqet-ta-shese-problemi-nuk-eshte-175310" }