Basha reagon për vendimin e Tahirit: Drejtësia peng i Ramës, Rama peng i Tahirit​

Publikuar tek: aktualitet, më 22:38 19-09-2019 Basha reagon për vendimin e Tahirit: Drejtësia peng i Ramës, Rama peng i Tahirit​

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të gjykatës për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është dënuar me 3 vite shërbim prove.

Përmes një statusi në 'Facebook', Basha shprehet se ky vendim i turpshëm provon se drejtësia në Shqipëri është peng i kryeministrit Edi Rama dhe peng i krimit.

Sipas Bashës, 'vendimi i sotëm konfirmon se  Rama bëri gjithçka për ta mbrojtur Tahirin, sepse ky i fundit e mban peng Ramën me dosjet e korrupsionit dhe të lidhjeve të tij me krimin, duke nisur me dosjen e kokainës së Xibrakës, ku është i përfshirë vëllai i  Ramës'.

Basha thotë se vetëm çlirimi i qeverisjes nga krimi do t'i hapë rrugë drejtësisë së vërtetë dhe mirëqenies për të gjithë shqiptarët.

Statusi i plotë:

Vendimi i turpshëm për të mos bërë drejtësi për krahun e djathtë të Edi Ramës, që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe e shndërroi atë në njollën e zezë të krimit në Europë, provon se drejtësia në Shqipëri është peng i Edi Ramës, dhe Edi Rama është peng i krimit.

Vendimi i sotëm konfirmon se Edi Rama bëri gjithçka për ta mbrojtur Saimir Tahirin, sepse Saimir Tahiri e mban peng Ramën me dosjet e korrupsionit dhe të lidhjeve të tij me krimin, duke nisur me dosjen e kokainës së Xibrakës, ku është i përfshirë vëllai i Edi Ramës.

Përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, në Shqipëri nuk ka për të patur drejtësi, krimi dhe të pushtetshmit do të jenë të paprekshëm, Shqipëria do të mbetet peng i krimit dhe shqiptarët më të varfër e më të papunë.

Vetëm çlirimi i qeverisjes nga krimi do ti hapë rrugë drejtësisë së vërtetë dhe mirëqenies për të gjithë shqiptarët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026273012161255
array(1) { ["section"]=> string(85) "basha-reagon-per-vendimin-e-tahirit-drejtesia-peng-i-rames-rama-peng-i-tahirit-179086" }