Basha refuzon për herë të dytë ftesën e Ramës: Gjendja është tragjike, nuk do as poza as teatër, zbatoni PROPOZIMIN e PD

Publikuar tek: aktualitet, më 13:49 02-12-2019 Basha refuzon për herë të dytë ftesën e Ramës: Gjendja është tragjike, nuk do as poza as teatër, zbatoni PROPOZIMIN e PD Basha në takim me banorët e lagjes Nr.7 në Durrës

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme lagjen nr.7 në Durrës dhe ka bashkëbiseduar me banorët mbi problemet që ata po përballen si pasojë e situatës së rënduar që la pas tërmeti i 26 Nëntorit. Basha iu premtoi banorëve se do të bëjë gjithçka ka në dorë për t'i ndihmuar.

Kryedemokrati i ka pyetur banorët nëse ka shkuar dikush për të inspektuar pallatin dhe për të vlerësuar gjendjen e tij.

Banorët kanë kërkuar që të shpejtohen procedurat dhe të kenë një vend ku të futin kokën. Ndërkohë ata kërkojnë ekspertët të vlerësojnë banesat.

'Gjendja këtu është e mjerueshme. I dëgjova të gjithë. Kanë pasiguri, nëse duhet të rrijnë ose jo dhe ku do të shojnë. Këtu ka kaos. Po mbushet java e ngjarjeve tragjike, prioritare është ndihma ndaj njerëzve në nevojë. Ne si opozitë po bëjmë ç'të mundim për ti ndihmuar. Mbrëmë unë kam patur një takim me ekspertët më të mirë që ka Shqipëria, të cilët ishin të gatshë

1.Organizmi i 500 ekspertëve dhe inxhinierëve në mënyrë vullnetare pëe të vlerësuar banesat sepse kështu do të qëtësohen banorët edhe psikologjikisht

2.Vlerësimi me urgjencë dhe ndarja në tre kategori kryesore: të panueshme

3.Të anulohen kontratat 150milion dollarëshe të oligarkëve dhe këto ti destinohen banorëve, në këtë situatë kaotike.

Këto janë tre pikat e Partisë Demokratike', deklaroi Basha.

I pyetur nëse do të ketë një bashkëpunim me qeverinë, Basha është shprehur se gjendja paraqitet tragjike, dhe nuk është koha as për teatër dhe as për poza.

'Gjendja tragjike e këtyre njerëzve kërkon ndihmë konkrete, nuk do as poza, as teatër. Mbështesim çdo përpjekje të qëverisë që iu vjen në nevojë ketyre njerezve. këta njerëz kanë nevojë për ndihmë.Nga ana tjetër, do bëjmë çdogjë këmi në dorë ne si opozitë dhe mbështetësit tanë, vullnetarisht', shtoi lideri demokrat.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076539516448975
array(1) { ["section"]=> string(124) "basha-refuzon-per-here-te-dyte-ftesen-e-rames-gjendja-eshte-tragjike-nuk-do-as-poza-as-teater-zbatoni-propozimin-e-pd-188128" }