Basha rikthehet pas 7 muajsh te “Unaza e Re”: Pa Edi Ramën para drejtësisë, s’ka Europë. Luftoni!

Publikuar tek: politike, më 17:51 13-10-2019 Basha rikthehet pas 7 muajsh te “Unaza e Re”: Pa Edi Ramën para drejtësisë, s’ka Europë. Luftoni!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është ribashkuar pas gati 7 muajve protestës së banorëve te “Unaza e Re”.

Basha ka qëndruar për gati një orë mes protestuesve pasditen e sotme teksa ka dëgjuar të flasin disa prej tyre, e më pas ka marrë fjalën duke denoncuar fillimisht praninë e madhe të forcave të policisë në këtë zonë.

Sipas Bashës policia po terorrizon banorët, të cilët luftojnë për të mbrojtur të drejtën e shenjtë të pronës. Basha më tej tha se Shqipëria nuk do të mund të hyjë kurrë në Europë, nëse Edi Rama, dhe politikanët e tjetër të korruptuar nuk dalin para drejtësisë.

Për herë të fundit, Basha ka marrë pjesë në protestën e banorëve të "Astirit" në 10 mars të 2019-ës kur deklaroi se në datën 16 të po atij muaji do të "rrëzonte qeverinë". Megjithatë së fundmi PD ka njoftuar se nuk do të zhvillojë protesta para vendimit të negociatave mes Shqipërisë dhe BE për anëtarësim.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Qindra vogëlushë, prej një viti janë në kushtet e terrorit psikologjik sepse prindërit e tyre kanë vetëm një shqetësim. A do të kenë strehën mbi kokë nesër. Banditët vendosën që me aferën të vidhnin 40 milion euro si dhe të devijojnë lumin e Lanës për të favorizuar një trafikant. Shikoni këta dhjetra qindra policë që janë rreth nesh, edhe ata janë prindër por në vend që t’i shërbejnë qytetarëve, janë këtu sot për t’i shërbyer një hajduti si Edi Rama që ka urdhëruar arrestimin e qytetarëve. Është e njëjta drejtësi e kapur dhe e korruptuar që nuk ka filluar hetimet për Edi Ramën. I lirë edhe Damian Gjiknurin, i kapur në flagrancë jo vetëm duke vjedhur por duke u munduar të pastrojë paratë me një kompani fantazëm në SHBA. I lirë edhe Taulant Balla, mundësuesi i pastrimit të qindra miliona parave. I lirë edhe Saimir Tahiri. Nuk shkohet në Europë me një kryeministër narkotrafikant, hajdut.

Shqipëria si Europa është thirrja e çdo demokrati, thirrja e çdo qytetari. Shqipëria si Europa do të thotë hajdutët në burg, dëmshpërblim për çdo familje, Shqipëria si Europa do të thotë asnjë projekt pa tender, pa konkurs. Sot luftojmë këtu për gjërat më të shenjta që na bashkojnë. Luftojmë për fëmijët tanë. Luftoni për fëmijët tuaj! Luftoni për shenjtërinë e banesës, shenjtërinë e pronës.

Ne luftojmë për Kushtetutë dhe ligj, ne luftojmë sot këtu te Unaza e Re për këto vlera që do ta bëjnë Shqipërinë si gjithë Europa. Mos presim që e keqja të vijë dhe t’ju marrë një nga një secilit te shtëpitë tuaj. Të luftojmë këtu, të qëndrojmë këtu dhe ta zbrapsim të keqen. Shqipëria nuk ka pse të jetë në këtë gjendje, Shqipëria i ka të gjitha mundësitë. Europa e do Shqipërinë, Europa i do shqiptarët, dështimi nuk është i shqiptarëve, është i vetëm një njeriu. Pa u çuar para drejtësisë Edi Rama nuk mund të ketë Shqipëri europiane, këtë e ka thënë edhe sot me një gjuhë të qartë Brukseli. Kjo nuk është një betejë për pushtet, kjo është një betejë për t’i dhënë fund njëherë e mirë këtij regjimi hajdutësh. Beteja jonë është që njëherë emirë t’i japim fund këtij tranzicioni të tmerrshëm. Politikanët të mbahen përgjegjës para ligjit njësoj si çdo qytetar i thjeshtë. Sot Europa flet me gjuhën e qytetarëve të bashkuar që duan ndryshim, që besojnë te Shqipëria, demokracia, liria, familja, atdheu dhe Europa.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13273906707764
array(1) { ["section"]=> string(98) "basha-rikthehet-pas-7-muajsh-te-unaza-e-re-pa-edi-ramen-para-drejtesise-s-ka-europe-luftoni-181902" }