Basha rikthen ‘supergjyshen’ Vera, publikon VIDEON ‘duke i qarë hallet’: Kam edhe unë dy prindërit me ilaçe

Publikuar tek: aktualitet, më 13:02 08-02-2020 Basha rikthen ‘supergjyshen’ Vera, publikon VIDEON ‘duke i qarë hallet’: Kam edhe unë dy prindërit me ilaçe

Kryedemokrati Lulzim Basha i është rikther edhe një herë ‘supergjyshes’ Vera, të cilën pak ditë më parë e ka shoqëruar për të bërë pazar.

Sot, ai ka publikuar videon, ku ka treguar të gjithë ditën e kaluar me Verën.

Në një moment, Basha shfaqet në shtëpinë e pensionistes duke u interesuar për jetesën e saj.

Vera ka thënë se paratë e pensionit nuk i dalin as për ilaçet, ndërkohë kreu i opozitës ka shtuar: ‘Kam edhe unë dy prindërit me ilaçe’.

Kujtojmë që më herët është zbuluar se Pranvera Bodinaku është një mbështetëse e flaktë e Partisë Demokratike. Por jo vetëm kaq, ‘supergjyshja’ Vera është dhe kryetare sindikate. Ajo drejton Sindikatën e Tregtisë dhe Turizmit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095589160919189
array(1) { ["section"]=> string(108) "basha-rikthen-supergjyshen-vera-publikon-videon-duke-i-qare-hallet-kam-edhe-une-dy-prinderit-me-ilace-194499" }