Basha RREZIKON veten, shikoni SHKELJEN e rëndë që bëri sot me makinë (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:33 21-05-2019 Basha RREZIKON veten, shikoni SHKELJEN e rëndë që bëri sot me makinë (VIDEO)

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka shkelur sërish rregullat e qarkullimit rrugor, ndërkohë që ka qenë duke filmuar veten për një 'videolive' në Facebook.

Basha ishte duke udhëtuar drejt qytetit të Beratit kur disa qytetarë e kanë pritur me brohoritma dhe thirrje kundër kryeministrit Edi Rama në Urën Vajgurore.

I emocionuar nga surpriza e beratasve, Basha zbriti nga makina, por kur hipi në vend të parë udhëzoi shoferin të ecte edhe pse nuk kishte vënë rripin e sigurimit.

Kreu i PD-së ka rrezikuar kështu veten, pasi mosvënia e rripit të sigurimit mund të ketë pasoja fatale në rastin e një aksidenti.

Për këtë shkelje shoferi duhet të gjobitet deri në 150 mijë lekë të vjetra, ndërkohë Basha është duke i dhënë një shembull të keq qytetarëve, ndonëse duhet të ishte i pari që respekton rregullat e qarkullimit.

Kujtojmë se eskorta e Bashës i ka shkelur edhe një herë tjetër rregullat e qarkullimit, pasi parakaloi në superstradë, në një zonë ku ndalohet parakalimi.

fghjkl.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020406007766724
array(1) { ["section"]=> string(80) "basha-rrezikon-veten-shikoni-shkeljen-e-rende-qe-beri-sot-me-makine-video-165167" }