Basha s’ndal LOBIMET, paguan mijëra EURO për një telefonatë me Matthew Palmer menjëherë pas “5 Qershorit” (DOKUMENTET)

Publikuar tek: politike, më 17:46 04-08-2020 Basha s’ndal LOBIMET, paguan mijëra EURO për një telefonatë me Matthew Palmer menjëherë pas “5 Qershorit” (DOKUMENTET)

Partia Demokratike i ka paguar 30 mijë euro një kompanie amerikane për të lobuar në SHBA, që Lulzim Basha të kontaktojë me një zyrtar të lartë amerikan.

Sipas të dhënave të bëra publike nga vetë kompania e kontraktuar nga PD për lobim në SHBA, “Sonoran Policy Group”, janë plaguar plot 30 mijë euro për një telefonatë me Matthew Palmer.

Basha ka kërkuar që të lidhet në telefon me zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit amerikan, Palmer, me qëllim një vizitë në SHBA. Kjo kërkesë është regjistruar në datën 11 qershor të 2020-ës, vetëm 6 ditë pasi PD, PS dhe LSI arritën marrëveshjen e famshme në Këshillin Politik.

Ndërsa pagesa nga PD, në shumën prej 30,000 dollarësh është bërë në 19 qershor. Kujtojmë se disa kohë më parë, PD dhe Basha u përfshinë në një skandal lobimi në SHBA përmes parave të dyshuara si të financuara nga biznesmenë rusë me shuma 500 mijë dhe 150 mijë dollarë, sipas deklaratës së Nick Muzin.

Dokumenti 1 dhe Dokumenti 2

020-08-04PM-1.jpeg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099329948425293
array(1) { ["section"]=> string(120) "basha-s-ndal-lobimet-paguan-mijera-euro-per-nje-telefonate-me-matthew-palmer-menjehere-pas-5-qershorit-dokumentet-216079" }