Basha s’përmban dot emocionet, kush ishte delegacioni që priti sot në selinë e PD

Publikuar tek: politike, më 13:23 17-01-2018 Basha s’përmban dot emocionet, kush ishte delegacioni që priti sot në selinë e PD

Ndryshe nga sa e kemi parë në daljet e fundit publike, ku lëshon vetëm akuza për drogën dhe krimin e organizuar, këtë herë kreu i PD, Lulzim Basha është shfaqur shumë i qeshur.

Ditën e sotme, në kuadër edhe të 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeu, Basha priti në selinë e PD një delegacion arbëresh.

“Në këtë ditë të shënuar të historisë sonë kombëtare kam nderin dhe kënaqësinë e jashtëzakonshme, emocionet e papërshkrueshme që sot të mirëprisja në selinë e Partisë Demokratike një delegacion të arbëreshëve të Chieutit, të kryesuar nga kryetari i Komunës së Chieutit, Diego Iacono, dhe po kështu një numër profesorësh, personalitetesh të shquara të Komunitetit Arbëresh të kësaj Komune që ndodhet në Provincën e Pulias. Me këtë rast dua t’i uroj të gjithë arbëreshëve në Itali, urimin e çdo bashkëkombasi në këtë vit të shënuar, përvjetor të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit, që të kujtojmë dhe të nderojmë vlerat e përbashkëta shqiptare, që janë vlerat europiane, të lirisë, të demokracisë, të dinjitetit individual  dhe  së bashku të punojmë që ëndrrën e Gjergj Kastriotit, ëndrrën e rilindësve kombëtarë, që është edhe testamenti politik i Partisë Demokratike, Shqipërinë europiane, Shqipërinë e vlerave europiane, ta bëjmë realitet një orë e më parë. Në emër të Partisë Demokratike i garantova vëllezërit dhe motrat arbëreshe për vëmendjen dhe punën tonë si opozitë sot, dhe nesër me përgjegjësinë e qeverisjes për t’iu gjendur sa më pranë komuniteit arbëresh, ndihmën për të mbajtur gjallë dhe për të cuar përpara vlerat e këtij komuniteti, ruajtjen e gjuhës dhe zakoneve, të cilat përbëjnë një krenari për ta dhe përbëjnë  një krenari dhe një provë të jashtëzakonshme të vlerave të historisë sonë kombëtare për çdo shqiptari e çdo shqiptare. Së shpejti do t’i vizitoj, pasi mora dhe ftesën e tyre dhe shpresoj që ky vit jubilar të jetë një vit që të na afrojë edhe më shumë me njëri - tjetrin, na afron dhe më shumë me vlerat tona të përbashkëta, me vlerat europiane, që janë vlerat e Shqipërisë dhe vlerat e shqiptarëve”, u shpreh Basha, i cili gjatë gjithë fjalimit të tij foli i qeshur dhe buzagaz.

baaa.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012392044067383
array(1) { ["section"]=> string(87) "basha-s-permban-dot-emocionet-kush-ishte-delegacioni-qe-priti-sot-ne-seline-e-pd-106885" }