Basha 'shpall luftën': PD do të ndërmarrë aksionin e padëgjuar ndonjëherë, do hetohen zyrtarë dhe ish-ministra

Publikuar tek: politike, më 11:35 19-07-2019 Basha 'shpall luftën': PD do të ndërmarrë aksionin e padëgjuar ndonjëherë, do hetohen zyrtarë dhe ish-ministra

Kreu i PD, Lulzim Basha nga selia blu reagoi sot pas miratimit të koncesionit Milot-Balldren ditën e djeshme në Kuvend.

Sipas Bashës dje u miratua grabitja më e madhe në histori. Ndër të tjera Basha me tone të ashpra bëri më dije edhe atë që sipas tij do të bëjë PD që ditën e parë që do të vijë në pushtet.

Kreu i PD, u shpreh se do të ndërmerret një akion i 'paparë dhe i padëgjuar' më parë siç e quajti ai.

"Që ditën e parë të qeverisjes së PD ne do të ndërmarrim një operacion të gjerë të padëgjuar ndonjëherë, me shtrirje nga Shqipëria në vendet e tjera për hetimin dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë. Hetimi dhe ndëshkimi i gjithë veprimtarisë kriminale të qeverisë, priopriteti ynë do të jetë hetimi. Cdo kontratë koncesionare, cdo kontratë shtetërore dio të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale. Cdo kompani private apo publike, cdo person privat dhe publik që është përfshirë në miratimin e këtyre kontratave nga juristët më të thjeshtë tek kryeministri do të hetohen. Hetimi ynë do të përqendrohet  tek zbulimi i destiancionit të parave të marra nga buxheti.

Do të hetojmë paratë e të gjithë atyre që jasnë përfshirë ata që janë përfsirë në këtë këto koncesione. Hetimi do të jetë për zyrtarë dhe ish zyrtarë, ata ish ministra që mbushën xhepat. PD ka marrë dhe ka ekspertizë të huaj në kotratë të plotë konsulente për hartimin e një program i të posacëm për hetimine pasurive të vjedhura të shqiptarëve", tha Basha ndër të tjera.

Më shumë nga fjala e Bashës: 

Të gjitha janë koncesione dhe kontrata korruptive në përfitim direkt personal të Edi Ramës dhe klientëve të tij, pa asnjë përfitim publik.

Formulat e grabitjes janë të thjeshta.

Në rastin e koncesionit të rrugëve: Fryrje me disa herë e kostove të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve për të ndarë të gjitha fondet e fryra me Edi Ramën dhe qeveritarët.

Në rastin e koncesionit të pompave, sikurse në koncesionet e plehrave, në koncesionet e shëndetësisë dhe të të gjitha llojeve të tjera formula është: jep kontrata dhjetravjeçare për shërbime pa asnjë kosto dhe rrezik për privatin me çmime të fryra të financuara tërësisht pa asnjë rezik nga buxheti i shtetit, për të ndarë pastaj paratë me Edi Ramën dhe qeveritarët.

Forma tjetër e grabitjes është: dhënia e pasurive natyrore në përdorim apo për koncesione mbi burimet natyrore. Bregdeti, pyjet, lumenjtë, mineralet po u jepen privatëve gjoja për investime serioze dhe strategjike, Koncesione hodrocentralesh, privatizim bregdeti, ndërtime në zonat e mbrojtura, të gjitha janë shfrytëzim pa asnjë përfitim apo leverdi ekonomike i pasurive të vendit nga një grusht oligarkësh.

E gjithë qeverisja e Edi Ramës tashmë është një aktivitet i përditshëm dhe i vazhdueshëm kriminal.

Çdo akt, çdo veprim, çdo firmë e Edi Ramës dhe minsitrave bëhet vetëm për të vjedhur, vetëm për të grabitur, vetëm për të përfituar padrejtësisht.

Platforma e fortë për kthimin e parave të vjedhura tek shqiptarët. Basha: Askush nuk ka për të shpëtuar

Ngritja e krimit ndërkombëtar shqiptar nga trafiku i drogës tek pastrimi i parave, trafiku i qenieve njerëzore dhe aktivitetet e tjera kriminale janë të lidhura me politikat kriminale ekonomike të Edi Ramës.

Krimi është fuqizuar dhe po kap ekonominë dhe politikën. Dhe ky do të jetë destabizilimi total i vendit.

Për mua personalisht, për Partinë Demokratike dhe për opozitën zhdukja e ndikimit dhe pasojave të politikës kriminale të grabitjes së vendit dhe tjetërsimit të ekonomsië publike në duart e një grushti kriminelësh dhe oligarkësh është emergjencë dhe prioritet kombëtar.

Për qeverisjen e PD-së dhe të opozitës. që ditën e parë të qeverisjes, para çdo gjëje dhe mbi çdo gjë tjetër, ne do të ndërmarim një operacion të gjerë, të paparë ndonjëherë, me shtrirje nga Shqipëria në vendet e tjera për hetimin, zbulimin dhe ndëshkimin e të gjithë vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë.

Ky operacion do të përfshijë:

Krijimin e një kuadri ligjor radikal kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar.

Hetimin dhe ndëshkimin e gjithë veprimtarisë kriminale të qeverisë në fushën e prokurimeve dhe licensimeve publike.

Prioriteti ynë do të jetë:

Hetimi i korrupsionit të niveleve të larta.

Hetimi i mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike.

Rikuperimi i pasurive të vjedhura përmes kontratave dhe koncesioneve publike

Çdo kontratë konesionare, çdo kontratë shtetërore do të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale dhe do të hetohet pa asnjë përjashtim.

Çdo ent dhe kompani private, çdo person privat dhe publik, i përfshirë në hartimin dhe miratimin e këtyre kontratave, nga juristët e thjeshtë deri tek kryeminsitri, do t’i hetohet pasuria dhe të ardhurat, pa asnjë përjashtim në Shqipëri dhe kudo që t’i ketë.

Hetimi ynë do të përqendrohet te paraja.

Do të ndjekë, gjurmojë dhe zbulojë origjinën e parave të përdorura.

 Do të zbulojë destinacionin e parave të marra nga buxheti.

Ne do të hetojmë paratë dhe pasurinë e të gjithë atyre që janë përfshirë në një mënyrë apo tjetër në këto koncesione kriminale.

Hetimi do të përfshijë pasurinë e të gjithë ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve të tanishëm.

Ata ish-ministra, ish-sekretarë të përgjithshëm, ish-drejtorë etj, që janë larguar, mbasi mbushën xhepat, dhe që sot po investojnë në biznese, në vila, në luks, në restorante, nuk kanë për të shpëtuar.

Zbulimi dhe rikuperimi i aseteve të vjedhura do të jetë prioritet absolut.

Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare në Qipro, në Singapor apo në Ishujt Kajman dhe kudo, paratë që kanë përfunduar në vila në Romë dhe në Nju Jork, do të zbulohen dhe do t’u kthehen shqiptarëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070400238037109
array(1) { ["section"]=> string(113) "basha-shpall-luften-pd-do-te-ndermarre-aksionin-e-padegjuar-ndonjehere-do-hetohen-zyrtare-dhe-ish-ministra-172663" }