Basha shpalos premtimet: Shqiptarët nuk do hidhen në rrugë nga çdo parti që vjen, do krijoj shtresën e mesme

Publikuar tek: politike, më 20:31 17-09-2020 Basha shpalos premtimet: Shqiptarët nuk do hidhen në rrugë nga çdo parti që vjen, do krijoj shtresën e mesme Kreu i PD, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike thotë se kur të vijë në pushtet do të kufizojë me Kushtetutë mandatin e kryeministrit në vetëm dy mandate.

Basha, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, shpalosi disa nga premtimet, duke e vënë theksin te krijimi i një shtrese të mesme në shoqëri, e cila do të jetë e pavarur nga politika dhe motori i zhvillimit të vendit.

Shtresë e mesme, tha Basha, konsiderohet çdo individ që e ka pagën mbi 1 milion lekë të vjetra.

“Unë do ta bëj me ligj, në Kushtetutë që një kryeministër të mos lejohet më shumë se dy mandate. Nëse unë nuk arrij për dy mandate atë ç’ka kam premtuar, çfarë do të bëj mandatin e tretë? Do t’i drejtohem Parlamentit. Kushtëzimi i emrit të kryeministrit për dy mandate, jo forca politike. Kjo është alternativa, një Shqipëri ku ka një shtresë të mesme që është e pavarur nga çdo parti, nga çdo qeveri. Në vlerësimin, janë ata individë që kanë mbi 1 milion lekë të vjetra të ardhura në muaj. Me këtë pavarësi financiare, shtresa e mesme përbë në çdo shoqëri motorin e zhvillimit, lokomotivën e inovacionit,” u shpreh Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012535095214844
array(1) { ["section"]=> string(113) "basha-shpalos-premtimet-shqiptaret-nuk-do-hidhen-ne-rruge-nga-cdo-parti-qe-vjen-do-krijoj-shtresen-e-mesme-220748" }