Basha si Rama, i vetmi pa maskë në konferencën për media, flet për pandeminë: Vendi po përballet me një katastrofë

Publikuar tek: politike, më 10:09 29-09-2020 Basha si Rama, i vetmi pa maskë në konferencën për media, flet për pandeminë: Vendi po përballet me një katastrofë

Kreu i PD Lulzim Basha ka dalë në konferencë me gazetarët ku ka rënë në sy fakti që është i vetmi që nuk mban maskë.

Nuk dihet nëse liderat kanë antitrupa të ve֛çantë por dukshëm ata nuk mbajnë maskë. Dhe e kemi fjalën këtu për kryeministrin Rama, Presidentin Meta e së fundmi kryedemokratin Basha.

Basha ka dhënë alarmin për një katastrofë potenciale sa i takon situatës aktuale të krijuar nga pandemia.

“Të gabosh është njerëzore ndonëse për ne nuk janë gabime por faje ato që s’janë bërë gjatë këtyre muajve. Gjendja ku ndodhemi sot është e pakrahasueshme me asnjë vend të rajonit, e lere më me vendet europiane. Vendi po përballet me një katastrofë potenciale ndaj sot është vetëm një temë, hapat dhe 5 hapat konkretë në këtë fazë kritike”, u shpreh Basha.

“Qytetarët s’kanë mundësi të blejnë më as me lista se dyqanet s’kanë siguri a do u jepen paratë, konsumi ka rënë në pikiatë.

As opozita, as PD nuk i vë faj kryemnistrit për shpërthimin e pandemisë por ka përgjegjësi për mënyrën sesi e ka menaxhuar këtë situatë dhe e dyta mosnxjerrjen e mësimeve për atë që duhet bërë sot e tutje. Orë të tëra harxhohen për propagandë ndërkohë që njerëzit vuajnë nga pamundësia totale, kriza ekonomike, e problemet e thella sociale ndërkohë që qeveria ka zero përgjigje për këtë situatë”, tha kryedemokrati.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011101007461548
array(1) { ["section"]=> string(118) "basha-si-rama-i-vetmi-pa-maske-ne-konferencen-per-media-flet-per-pandemine-vendi-po-perballet-me-nje-katastrofe-222063" }